Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kontrolli i inventarëve, ja gjobat që marrin bizneset

2016/01/13 at 12:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Gjobat e reja tatimore në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut

Pezullimi i supergjobave nga Kushtetuesja e ka shpëtuar biznesin e shumicës, që do kapej me mall të pashoqëruar me faturë, nga gjoba 10 milionë lekë, konfiskimin e mallit dhe rivlerësimin tatimor për 6 muaj.


Aktualisht rrezikojnë sekuestrim të mallit dhe gjobë deri në 50 mijë lekë për mosmbajtje në rregull dokumentacioni.

Tatimet kishin planifikuan ushtrimin e kontrolleve të inventarëve në këtë fillim viti, duke zbatuar ligjin e ri të procedurave, që hyri në fuqi në 12 nëntor 2015 dhe parashikonte dënime të ashpra nëse mallrat do të gjendeshin të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Por, teksa, Gjykata Kushtetuese, në 23 dhjetor urdhëroi pezullimin e zbatimit të ligjit  “Për procedurat tatimore”, Tatimet u detyruan të fillonin kontrollet duke zbatuar ligjin e vjetër të procedurave.

Por, cilat janë dënimet që parashikohen aktualisht?

 

Aktualisht, bizneset përballen me një gjobë 100 mijë lekë (i vogli) dhe 1 milionë lekë (i madhi) për mosdhënie informacioni dhe sekuestrim dokumentacioni, sipas nenit 127, “Pengimi i kontrollit ose i hetimit tatimor”, që specifikisht parashikon “Tatimpaguesi, i cili, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, pengon ushtrimin e të drejtave të administratës tatimore për kontrollin apo hetimin tatimor, dënohet me një gjobë nga 100 000 lekë, për biznesin e vogël dhe 1 000 000 lekë për bizneset e tjera”.

Ndërsa fshehja apo shmangia nga pagimi i detyrimeve tatimore, nëpërmjet mosdorëzimit të dokumenteve ose mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi, dorëzimi i dokumenteve të falsifikuara apo deklaratave ose informacioneve të rreme, që çojnë në përllogaritjen e pasaktë të shumës së tatimit, taksës apo kontributit, përbën evazion tatimor dhe dënohet me gjobë të barabartë me 100 për qind të diferencës së shumës së përllogaritur nga ajo që duhet të ishte në fakt.

Ligji parashikon gjithashtu që tatimpaguesi, që nuk arrin të mbajë regjistrat dhe dokumentacionin tatimor, të kërkuar sipas këtij ligji, detyrohet të paguajë një gjobë me 10 000 lekë, për çdo shkelje, në rastet kur është klasifikuar si biznes i vogël, dhe me 50 000 lekë për çdo shkelje, në rastet kur është klasifikuar si lloj tjetër biznesi.

Edhe me ligjin që po zbatohet aktualisht biznesi rrezikon sekuestrimine mallit, specifikisht: “Tatimpaguesi, që mban në ruajtje, përdor ose transporton mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, dënohet me konfiskim të të gjithë sasisë së mallit, që mbahej në ruajtje, përdorej apo transportohej, i pashoqëruar me dokumente tatimore”.

Ndërsa dorëzimi i një deklarate tatimore të pasaktë dënohet me një gjobë të barabartë me 0,06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë, gjatë së cilës pagesa nuk është kryer. Në asnjë rast, gjoba nuk llogaritet për një periudhë më të gjatë se 365 ditë kalendarike.

Dënimet, të cilave u shpëtuan bizneset

Në një orientim të brendshëm, që tatimet kanë shpërndarë përpara pezullimit të ligjit, jepet dhe shembulli s si do të veprohej në rastet kur kishte mospërputhje inventari, si më poshtë “Ndërtimi i Bilancit material”:

Inspektori kryesues i grupit të kontrollit ka përgjegjësinë e ndërtimit të bilancit material, i cili mbështetet në inventarin fizik të kryer me datën e fillimit të kontrollit, inventarin kontabël të datës 31.12.2015, blerjet dhe shitjet për periudhen nga 01.01.2016 – __01/2016, datë në të cilën janë fiksuar dokumentat e hyrje-daljeve sa më sipër këtij raporti, nga ana e grupit të kontrollit u krye lëvizja materiale sipas tabelës si mëposhtë:

Nga levizja materiale sa më sipër, vërejmë se kemi në disa artikuj diferenca materiale pozitive dhe në disa të tjerë diferenca materiale negative, u vlerësuan rast pas rasti si më poshtë:

1

I) –Në lidhje me artikujt të cilët nga levizja materiale sa më siper rezultuan pozitive (+), gjë që tregon se tatimpaguesi mban në ruajtje mallra të pashoqëruar me dokumentacion tatimore ose të pa justifikuar me fatura tatimore blerjeje, nga grupi i kontrollit për këto mallra sipas listës sa mëposhtë bazuar në nenin 121 të ligjit 9920, datë 19.5.2008 “Per Procedurat Tatimore ne R. Sh.” u mor masa e konfiskimit.

2

Shënim 1 : Cmimin ne kosto u more ne nga inventari i date 31.12.2015
Shënim 2 : Cmimi ne shitje e mor nga lista e cmimeve te shitjes qe ju dorezua gupit te kontrollit ne momentin e fillimit të kontrollit
Shënim 3 : Cmimi i shitjes do te saktesohet nga lista e Instatit,

Për kryerjen e procedurës së konfiskimit u mbajt proces-verbali me nr ………. serial, date ……… nga inspektorët e grupit të kontrollit.
Përveç masës së konfiskimit të mallit të pajustifikuar me fatura tatimore blerjeje, referuar faktit që tatimpaguesi është një tregtar i shumicës për artikujt e lartëpërmendur, bazuar në nenin 121 pika (4) të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë i ndryshuar”, tatimpaguesi u penalizua me gjobë në masën 10,000,000 lek.
Gjithashtu këtij tatimpaguesi iu rivlerësuan të ardhurat për 6 muaj rresht duke ia konsideruar këtë diferencë në vlerë të tatueshme për shumën 4,800,000 lek (800,000 x 6 = 4,800,000 lek)

II) Në lidhje me artikujt të cilët nga lëvizja materiale sa mësiper rezultuan negative (-), gjë që tregon se tatimpaguesi ka bërë shitje gjatë kësaj periudhë pa prerë faturë tatimore, nga grupi i kontrollit për këto mallra sipas listës sa mëposhtë u vlerësuar me çmimin e shitjes këta artikuj sipas të dhënave të marra direkt në faturat e shitjes / listën e afishuar të çmimeve të shitjes ssipas tabelës si më poshtë:

3

Diferenca në artikuj sa më siper do të konsiderohen shitje malli pa faturë. Me nderhyrjen e kontrollit, tatimpaguesit në muajin Janar 2016 i rriten të ardhurat e tatueshme për shumën ________lek.

Për diferencat e konstatuara si mësiper mbështetur në nenin 68 “Vlerësimi tatimor”, si dhe në nenin 124 “Kundravajtjet në leshimin e faturës tatimore” të ligjit Nr. 9920, datë 19.5.2008 “Per Procedurat Tatimore ne Republiken e Shqipërisë” tatimpaguesi detyrohet të paguajë Tvsh në shumën ________ lek (________ x 20% = ______ lek) si dhe një gjobë në masën 100% të shumës së detyrimit ose në masën _______ lek.

Gjithashtu, po në zbatim të nenit 124 “Kundravajtjet në lëshimin e faturës tatimore” të ligjit Nr.9920, datë 19.5.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” tatimpaguesi detyrohet të paguajë një gjobë aq sa është efekti tatimor në Tatim-Fitimin nga moslëshimi i faturës tatimore për diferencat e konstatuara sa mësiper në shumën ______ lek ( ______ x 10% = _______lek).

Përveç vlerësimit tatimor për këto diferenca përderisa vlera e diferencave rezulton më e madhe se 1% e vlerës inventariale kontabile, referuar faktit që tatimpaguesi është një tregtar i shumicës për artikujt e lartëpërmendur, bazuar në nenin 124 pika (2) të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë i ndryshuar”, tatimpaguesi u penalizua me gjobë në masën 10,000,000 lek.

Gjithashtu këtij tatimpaguesi iu rivlerësuan të ardhurat për 6 muaj rresht duke ia konsideruar këtë diferencë në vlerë të tatueshme për shumën 4,800,000 lek (800,000 x 6 = 4,800,000 lek). /Revista ekonomike: Monitor/

 



Ju sugjerojmë

Nisin regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta, afat deri më 31 gusht
Aktualitet

Nisin regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta, afat deri më 31 gusht

7 Korrik, 2025 12:48 pm
Jamarbër Malltezi lirohet nga “arresti në shtëpi”
Kronikë

Jamarbër Malltezi lirohet nga “arresti në shtëpi”

7 Korrik, 2025 12:32 pm
Kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje, procedohet administratorja e subjektit
Kronikë

Kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje, procedohet administratorja e subjektit

7 Korrik, 2025 12:21 pm
Nis mbledhja e KAS/ PD raporton mbi shkeljet në Elbasan dhe filmimet
Aktualitet

Nis mbledhja e KAS/ PD raporton mbi shkeljet në Elbasan dhe filmimet

7 Korrik, 2025 12:05 pm
Aulon Kalaja protestë para KQZ, kërkon hapjen e të gjitha kutive të Durrësit
Aktualitet

Aulon Kalaja protestë para KQZ, kërkon hapjen e të gjitha kutive të Durrësit

7 Korrik, 2025 12:01 pm
Rreziku i temperaturave të larta/ Si të mbroheni nga goditjet e të nxehtit
Aktualitet

Rreziku i temperaturave të larta/ Si të mbroheni nga goditjet e të nxehtit

7 Korrik, 2025 11:55 am
Përfshihet nga zjarri autobusi i linjës Tiranë-Kamëz
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri autobusi i linjës Tiranë-Kamëz

7 Korrik, 2025 11:49 am
“Ka dalë nga binarët”/ Trump sulmon sërish Musk për krijimin e një partie të re
Bota

“Ka dalë nga binarët”/ Trump sulmon sërish Musk për krijimin e një partie të re

7 Korrik, 2025 11:48 am
Arrestohet në Zvicër reperi Noizy, ishte nisur për koncert
Kronikë

Arrestohet në Zvicër reperi Noizy, ishte nisur për koncert

7 Korrik, 2025 11:42 am
Malltezi në SPAK: Ka mbi 20 muaj “zvarritje”, asnjë fakt penal
Aktualitet

Malltezi në SPAK: Ka mbi 20 muaj “zvarritje”, asnjë fakt penal

7 Korrik, 2025 11:39 am
Para
11 sekretet që meshkujt nuk ua tregojnë të dashurave

11 sekretet që meshkujt nuk ua tregojnë të dashurave

Kriza ekonomike, tani të gjithë në vështirësi për të shlyer kredinë

Kriza ekonomike, tani të gjithë në vështirësi për të shlyer kredinë

Yahoo Travel: Shqipëria, një nga pesë destinacionet europiane të “nënvlerësuara” 

Yahoo Travel: Shqipëria, një nga pesë destinacionet europiane të “nënvlerësuara” 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Nisin regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta, afat deri më 31 gusht

Nisin regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta, afat deri më 31 gusht
7 Korrik, 2025

Ogerta Manastirliu, ministrja e Arsimit ka njoftuar se prej ditës së sotme, 7 korrik, janë hapur regjistrimet online për klasat...

Lexo më shumë

Jamarbër Malltezi lirohet nga “arresti në shtëpi”

Jamarbër Malltezi lirohet nga “arresti në shtëpi”
7 Korrik, 2025

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO), ka ndryshuar sot, 7 korrik, masën e sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit. Ky i fundit është...

Lexo më shumë

Kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje, procedohet administratorja e subjektit

Kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje, procedohet administratorja e subjektit
7 Korrik, 2025

Një 63-vjeçare në Sarandë është proceduar penalisht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, për lirimin e...

Lexo më shumë

Nis mbledhja e KAS/ PD raporton mbi shkeljet në Elbasan dhe filmimet

Nis mbledhja e KAS/ PD raporton mbi shkeljet në Elbasan dhe filmimet
7 Korrik, 2025

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve është mbledhur pas procesit të rinumërimit për tre javë në katër qarqe kyçe në vend....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com