Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kontrolle blic/Policia arreston 223 persona në një javë në të gjithë vendin

2022/02/06 at 3:51 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kontrolle blic/Policia arreston 223 persona në një javë në të gjithë vendin

Polica e Shtetit gjatë kësaj jave ka vijuar kontrollet blic dhe operacionet policore për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për goditjen e armëmbajtjes pa leje, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, për goditjen e krimeve mjedisore dhe krimeve ekonomike.

Mësohet se në të gjithë vendin, përgjatë javës janë arrestuar 223 persona, janë proceduar penalisht 291 persona dhe janë shpallur në kërkim 33 persona, për vepra të ndryshme penale.

Janë kapur 31 persona të shpallur në kërkim, nga këta 29 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

Janë zhvilluar 17 operacione policore të koduara, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ndaj jetës dhe pronës, armëmbajtjes pa leje, kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe lojërave të fatit, konkretisht operacionet:

“Akrepi i natës”, “Xhamat e errësuar”,  “Gasoline”, “Përsëritësi”, “Elektroniks”, “Parandalimi”, “Noterja”, “Përsëritësit”, “Sukthi”, “Gjashta”, “Trinom”, “Epilog”, “Rrjetet sociale”, “Basti i fundit”, “Baofeng”, “Ndalesa” dhe “Brothers”, në kuadër të të cilëve janë arrestuar 58 persona, janë proceduar penalisht 5 persona dhe janë shpallur në kërkim 6 persona.

Po në kuadër të këtyre operacioneve janë sekuestruar  6 armë zjarri (kallashnikov, pushkë e pistoleta), 2 armë gjahu, 6 armë të ftohta, 2 armë sportive, një sasi kokaine, kanabis, shuma parash e sende të tjera të kundërligjshme.

Janë evidentuar dhe goditur 48 raste të krimeve mjedisore, për të cilat janë arrestuar në flagrancë 8 persona dhe janë proceduar penalisht 40 persona.

Në fushën e narkotikëve janë goditur 43 raste, janë arrestuar 35 persona, janë proceduar 24 persona dhe janë shpallur në kërkim 3 persona.

Janë arrestuar 15 persona, 16 janë proceduar penalisht dhe 1 është shpallur në kërkim, për dhunë në familje.

Në fushën e krimit ekonomik e financiar janë evidentuar 27 raste, për të cilat janë arrestuar 14 persona, janë proceduar 25 persona dhe 1 është shpallur në kërkim.

Po gjatë javës janë evidentuar 7 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë. Për këto raste janë arrestuar 5 persona, ndërsa 7 të tjerë janë proceduar penalisht.

Në fushën e qarkullimit rrugor janë pezulluar 402 leje drejtimi, nga të cilat 257 për shpejtësi tej normave të lejuara, 106 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, dhe 39 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 67 persona, 46 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, dhe 21 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Ju sugjerojmë

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
Aktualitet

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

8 Qershor, 2025 11:57 am
“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
Aktualitet

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

8 Qershor, 2025 11:49 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Aktualitet

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

8 Qershor, 2025 11:37 am
Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë
Bota

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë

8 Qershor, 2025 11:24 am
Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Para
Rusia regjistron rekord të infektimeve me COVID-19

Rusia regjistron rekord të infektimeve me COVID-19

Komisioni i Rithemelimit i përgjigjet PD: Boll me humbësin serial Lulzim Brava

Komisioni i Rithemelimit i përgjigjet PD: Boll me humbësin serial Lulzim Brava

Përplasjet në PD/ LSI fajëson Bashën: Nëse ai do t’i qëndronte fjalës…

Përplasjet në PD/ LSI fajëson Bashën: Nëse ai do t’i qëndronte fjalës...

TE FUNDIT

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
8 Qershor, 2025

Anija Madleen, e nisur nga Koalicioni i Flotilës së Lirisë (FFC), është nisur drejt Gazës, duke transportuar ndihma humanitare, pasi...

Lexo më shumë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
8 Qershor, 2025

Pas zjarrit të rënë në fushën e mbetjeve urbane, policia ka nisur procedimin penal ndaj 5 punonjësve të Bashkisë Vlorë....

Lexo më shumë

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
8 Qershor, 2025

Nga Shkodra ka startuar edicioni i 21-të i Rally Albania, eventi më i madh i garave motorike në vend dhe...

Lexo më shumë

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
8 Qershor, 2025

Janë sekustruar gjatë një operacioni në Kapshticë, 6 kg lëndë narkotike e llojit heroinë. Lënda narkotike u zhulua pas një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com