Një kontroll blic është ushtruar nëpër qelitë e burgjeve në vend, ku janë gjetur shumë sende të ndaluara.
Burime nga drejtoria e Burgjeve janë shprehur se aksioni i kontrollit është zhvilluar në burgun e Lezhës dhe Lushnjes. Në këto burgje janë gjetur 10 thika dhe 15 telefona, si dhe pije të shumta alkoolike.
Menjëherë pas këtyre kontrolleve është vendosur edhe pezullimi i dy shefave të sigurisë në këto dy burgje, ndërsa kanë nisur hetimet.
Kontrolle do të bëhen edhe në burgjet e tjera të vendit.