Policia e Kukësit ka proceduar penalisht 4 persona, teksa ka evidentuar 2 raste të ndërtimeve pa leje.
Mësohet nën hetim janë vënë shtetasit A. H., M. S., S. H., dhe A. M., 49 vjeç, të cilët u konstatuan nga Policia, duke punuar me mjete të rënda, në njërin nga objektet që po ndërtohej pa leje.
“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që kryhen vazhdimisht në terren, në bashkëpunim me inspektorët e IMT-së, kundër ndërtimeve të paligjshme, komisariatet e Policisë Kukës dhe Tropojë referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit:
A. H., banues në Kukës dhe M. S., banues në Tropojë.
Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit S. H., 42 vjeç dhe A. M., 49 vjeç, të dy banues në Kukës, të cilët u konstatuan nga Policia, duke punuar me mjete të rënda, në njërin nga objektet që po ndërtohej pa leje”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.