Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konstatimi i frikshëm i profesorit: Të rinjtë shqiptar të zhgënjyer

2017/11/01 at 1:37 PM
në Aktualitet, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Konstatimi i frikshëm i profesorit: Të rinjtë shqiptar të zhgënjyer

Të rinjtë thuhet se janë e ardhmja e një kombi. Optimizmi dhe pikëpamja e tyre për jetën shpesh janë për tu pasur zili, por duket se në Shqipëri të rinjtë nuk janë edhe aq optimistë. Kjo në fakt reflektohet çdo ditë e më shumë nga dëshira e tyre e madhe për tu larguar në vendet e tjera të botës. Një profesor i quajtur Namir Lapardhaja, ka publikuar në “Facebook-un” e tij disa perceptime që nxënësit kanë shkruajtur për atdheun.Ai konstaton se të rinjtë, janë aq të zhgënjyer me Shqipërinë sa duan të largohen një orë e më parë. Është e frikshme të mendosh që në moshë kaq të re njerëzit përjetojnë zhgënjime kaq të mëdha nga vendi i tyre. Për më tepër lexoni disa prej mendimeve të nxënësve për Shqipërinë.


“Çfare eshte atdheu per ju?” – pyeta sot nxenesit e mi.

Pergjigjet e tyre:

Silvana: Atdheu eshte djepi i lindjes, shtepia e arritjes dhe varri i te vdekurit.

Ersjona: N.q.s do te kisha pasur fatin te lindja dhe te jetoja ne nje vend tjeter brenda apo jashte kufijve evropiane, atehere mund te thoja se atdheu eshte gjithçka, por, meqe kam pasur fatin e keq te lindja ne Shqiperi, atehere po them se atdheu per mua eshte nje cope toke ku jam detyruar te jetoj dhe te punoj fort per t’u larguar sa me shpejt prej tij.

Thanas: Atdheu eshte shtepia jone, identiteti yne. Ai na jep emrin shqiptar. Pavaresisht te mirave dhe te keqiave, atdheun ta duam dhe te kontribuojme sado pak me punen tone. Çdo gje e mire eshte kontribut ndaj vendit ku jetojme.

Pa emer: Atdheu per mua eshte t’i hipesh kamjoneve per ne Angli ose maleve per ne Greqi. (P:S – Me pak fjale, vertet eshte atdheu vendi ku kemi lindur, por nuk eshte vendi ku do jetoja)

Pa emer: Atdheu eshte vendi ku kemi lindur dhe do te vdesim.

Inesa: Atdheu eshte ajo drita ne erresiren e nates.

Renato: Atdheu eshte per mua vendi i cili fatkeqesisht na e ka dhuruar Zoti por jemi te detyruar dhe me nje fare menyre kemi nje deshire te brendshme per te kur luan kombetarja (Nuk jam ironik!)

Ilva: Per mua atdheu eshte vendi ne te cilin veshtiresi te ndryshme na detyrojne te jetojme.

Kristel: Atdheu eshte dashuria per vendin ku kam lindur dhe jetoj. Identiteti dhe deshira per te kontribuar per te duke e permiresuar sado pak.

Megi: Atdheu eshte toka ku ne kemi lindur, ku flasim te njejten gjuhe dhe vendi ku nuk duam te jetojme.

Anxhelina: Atdheu im per mua eshte vendi qe nuk dua te nderroj me asnje tjeter. Pasi nuk ke per te gjetur asnje si vendi yt.

Pa emer: Vendi me i mallkuar per ne.

Pa emer: Atdheu eshte vendi ku ne lindim, jetojme dhe vdesim.

Pa emer: Atdheu eshte origjina jone.

Florinda: Atdheu eshte vendi ku kemi lindur pa zgjedhjen tone, por qe perpiqemmi te rritemi e te zhvillohemi me deshiren tone. Atdheu eshte shtepi ku gjej ngrohtrsine e personave te mi te dashur.

Era: Atdheu eshte vendlindja ime. Ai qe na perfaqeson ne si individ ne çdo aspekt.

Lorena: Atdheu eshte fatkeqesia jone qe jetojme ketu.

Eoklida: Atdheu per mua eshte gjithçka qe une jam.

Lulezime: Atdheu per mua eshte vendi ku kam lindur e jetoj, eshte origjina e jetes sime.

Andrea: Atdheu eshte gjeja me e shtrenjte qe une kam.

Vasil: Atdheu yne eshte vendi ku askush nuk do te donte te jetonte. Thjesht mjerim.

Olgert: Atdheu eshte nje cope toke ku te gjithe perreth flasin gjuhen qe flet ti.

 



Ju sugjerojmë

Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë
Aktualitet

Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë

9 Dhjetor, 2025 8:51 pm
“Drejtimi i SPAK me guxim”, “FBI” britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit
Aktualitet

“Drejtimi i SPAK me guxim”, “FBI” britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit

9 Dhjetor, 2025 4:34 pm
Avokati i Popullit, Manja: 6 kandidatë do shkojnë në seancë. PD:Kemi tërhequr firmat
Aktualitet

Avokati i Popullit/PS s’njeh tërheqjen e firmave nga PD,kandidatët shkojnë për votim

9 Dhjetor, 2025 2:58 pm
Deklaratat për “Ballukun”, Shoqata e Gjyqtarëve: Fshihet presioni…
Aktualitet

Deklaratat për “Ballukun”, Shoqata e Gjyqtarëve: Fshihet presioni…

9 Dhjetor, 2025 1:18 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

8 dhjetori, Begaj: Lëvizja studentore i hapi rrugën Shqipërisë evropiane

8 Dhjetor, 2025 9:26 am
8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë
Aktualitet

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

8 Dhjetor, 2025 8:41 am
Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Protestat në Greqi, bllokohet qarkullimi Kakavijë-Janinë
Aktualitet

Protestat në Greqi, bllokohet qarkullimi Kakavijë-Janinë

6 Dhjetor, 2025 12:23 pm
Para
Kevin Spacey në telashe, Tony Montana e akuzon për ngacmim seksual

Kevin Spacey në telashe, Tony Montana e akuzon për ngacmim seksual

Balla bën diversion: Në darkë biem dakord me Lulin, në mëngjes…

Furtunë në PS, ikin 16 kryetarë rrethesh: Patën rezultat të keq në zgjedhje

Sa u pagua Kodheli nga narkobandat që të lejonte trafikun në Adriatik? Berisha publikon mesazhin

Sa u pagua Kodheli nga narkobandat që të lejonte trafikun në Adriatik? Berisha publikon mesazhin
















TE FUNDIT

I vendoset tritol biznesit në Shkodër

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
9 Dhjetor, 2025

Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, i është vendosur një biznesi në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës....

Lexo më shumë

Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë

Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë
9 Dhjetor, 2025

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë lëshoi masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë...

Lexo më shumë

Kosova kërkon nga BE heqjen e masave

Kosova kërkon nga BE heqjen e masave
9 Dhjetor, 2025

Presidentja Vjosa Osmani kërkoi mbështetjen e raportuesit për Kosovën në PE, Riho Terras, për heqjen e masave ndaj Kosovës. Ajo...

Lexo më shumë

Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë

Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë
9 Dhjetor, 2025

Një përplasje ka ndodhur në protestën që po kryhet përpara Kryeministrisë, e drejtuar nga Adriatik Lapajt. Kreu i Shqipëria Bëhet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com