Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konjufca: Bashkimi Evropian nuk ka kompetencë t’i propozojë Kosovës projekt statut për Asociacionin

2024/03/01 at 9:26 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Konjufca: Bashkimi Evropian nuk ka kompetencë t’i propozojë Kosovës projekt statut për Asociacionin

Kryetari i parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, tha të premten se Bashkimi Evropian nuk ka kompetencë t’i propozojë Kosovës projekt statut për Asociacionin e komunave serbe, disa muaj pasi qeveria mori një propozim nga udhëheqësit më të lartë evropian për këtë çështje.


Ai i bëri këto komente në përgjigje të deklaratave të një dite më parë të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i cili i bëri thirrje qeverisë së Kosovës të kërkojë sa më shpejt mendimin e Gjykatës Kushtetuese për projekt statutin e hartuar nga perëndimi për këtë Asociacion.

“Është gabim të mendosh se është kompetencë e Bashkimit Evropian që të na caktoj neve, e kompetencë e jona vetëm ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese. Ndoshta zoti Hovenier e ka pasur fjalën që Kosova të propozoj një draft të Asociaconit…Unë e kam kuptuar që Kosova t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një draft, por unë nuk mendoj se është kompetencë e BE-së t’i propozojë draft Kosovës dhe nuk mendoj që Kosova duhet të qëndrojë gatitu dhe ta dërgojë draftin që BE-ja e propozon. Nuk pajtohem me këtë procedure”, tha zoti Konjufca.

Në tetor të vitit të kaluar diplomatët perëndimorë paraqitën një projekt statut për themelimin e Asociacionit duke i bërë thirrje qeverisë së Kosovës për fillimin e punës për zbatimin e tij dhe ndërsa Beogradit të përmbushë detyrimet që çojnë drejt njohjes de fakto të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se propozimi parasheh që Gjykata Kushtetuese të jep vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës kushtetuese të vendit.

Ai tha se ishte i gatshëm të nënshkruajë projektin nëse Serbia pajtohet të nënshkruaj marrëveshjet e arritura një vit më parë në Bruksel dhe Ohër. Por, Serbia ka pohuar se do nuk do të zbatojë marrëveshjet që çojnë në njohjen de facto të Kosovës.

Ambasadori amerikan i bëri thirrje qeverisë të bëjë pjesën e saj të punës duke dërguar në Kushtetuese projekt statutin.

“Në këtë mënyrë, Kosova do të përfitonte në mënyrë thelbësore. Do të ketë një përgjigje nëse është kushtetues apo jo, do të dihet a ka përgjegjësi ekzekutive apo jo dhe mendojmë se vetëm Gjykata mund ta japë atë vlerësim”, tha ambasadori amerikan duke nënvizuar se kjo do të pasqyronte përkushtimin e Kosovës për t’i përmbushur detyrimet e saj.

Ai tha se po të ishte themeluar Asociacioni, nuk do të ishin krijuar shqetësimet lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë. Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë, nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e diplomacisë perëndimore për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës që vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Beogradi, por edhe për tensionet ndërmjet palëve.

Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar Kosovën dhe kanë paralajmëruar se partneriteti ndërmjet dy qeverive është dëmtuar me qasjen e saj ndaj çështjes së dinarit./ VOA



Ju sugjerojmë

OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët
Bota

OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët

30 Janar, 2026 8:42 am
A është dollari i dobët rrezik për Europën?
Bota

A është dollari i dobët rrezik për Europën?

30 Janar, 2026 8:41 am
Virusi vdekjeprurës Nipah, çfarë është dhe pse po rriten kontrollet në aeroporte?
Bota

Virusi vdekjeprurës Nipah, çfarë është dhe pse po rriten kontrollet në aeroporte?

30 Janar, 2026 8:36 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit 30 janar 2026

30 Janar, 2026 8:35 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Kryesore

Horoskopi, 30 janar 2026

30 Janar, 2026 8:34 am
Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra
-U tha në Opinion

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra

29 Janar, 2026 10:25 pm
Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë
-U tha në Opinion

Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë

29 Janar, 2026 10:08 pm
Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen
-U tha në Opinion

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen

29 Janar, 2026 9:51 pm
Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës
-U tha në Opinion

Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës

29 Janar, 2026 9:48 pm
Skandali seksual në Malin e Zi,flet zyrtarja pas postimit të videove: Këshilltari…
Rajoni

Skandali seksual në Malin e Zi,flet zyrtarja pas postimit të videove: Këshilltari…

29 Janar, 2026 8:22 pm
Para
Policia aksion “blic” në Berat, arrestohet një person, ja çfarë u sekuestrua (Emri) 

Plagosja me armë zjarri në Pogradec, policia arreston dy autorët 

Astrologia parashikon një javë mjaft erotike, ama duhet bërë kujdes: Mund të kemi ndarje e tradhti!

Horoskopi për sot, 2 mars 2024

Rrebeshe dhe stuhi ere, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu! Njihuni me parashikimin e motit për sot
















TE FUNDIT

OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët

OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët
30 Janar, 2026

Rreziku i përhapjes së virusit vdekjeprurës Nipah përtej Indisë është i ulët, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...

Lexo më shumë

A është dollari i dobët rrezik për Europën?

A është dollari i dobët rrezik për Europën?
30 Janar, 2026

Dollari i SHBA-së po vazhdon të humbasë vlerën kundrejt monedhave të tjera të rëndësishme duke ndjekur kësisoj tendencën e vitit...

Lexo më shumë

Virusi vdekjeprurës Nipah, çfarë është dhe pse po rriten kontrollet në aeroporte?

Virusi vdekjeprurës Nipah, çfarë është dhe pse po rriten kontrollet në aeroporte?
30 Janar, 2026

Dy raste me virusin vdekjeprurës Nipah në Indi kanë shtyrë autoritetet në Tajlandë dhe Malajzi të forcojnë kontrollet në aeroporte...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit 30 janar 2026

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
30 Janar, 2026

Të premten, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me vranësira të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com