Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kongresi votoi pro shitjes së TikTok, krijohen mosmarrëveshje mes Kinës dhe SHBA-ve

2024/03/15 at 9:30 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kongresi votoi pro shitjes së TikTok, krijohen mosmarrëveshje mes Kinës dhe SHBA-ve

Udhëheqja komuniste në Pekin reagoi me kritika të ashpra ndaj vendimit të fundit të Kongresit Amerikan për aplikacionin TikTok.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin tha: Nëse të ashtuquajturat arsye të sigurisë kombëtare mund të përdoren për të shtypur në mënyrë të qëllimshme kompani superiore nga vende të tjera, nuk mund të flitet për ndershmëri.

Duke vepruar kështu SHBA vepron sipas logjikës së një kalorësi grabitës. Pala amerikane nuk ka paraqitur kurrë prova, se Tiktok-u rrezikon sigurinë kombëtare.

“Mënyra se si SHBA po e trajton çështjen TikTok i bën të qartë botës, nëse i ashtuquajturi rendi i SHBA-së i bazuar në rregulla i shërben botës apo vetëm vetë SHBA-së.”

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë He Yadong tha se Kina do të marrë “të gjitha masat e nevojshme” për të mbrojtur të drejtat dhe interesat legjitime të kompanive të saj jashtë vendit. Shtetet e Bashkuara duhet të “respektojnë parimet e ekonomisë së tregut dhe të konkurrencës së ndershme” dhe të ndalojnë “shtypjen e padrejtë të kompanive të huaja”, vazhdoi ai.

Tiktok-u hedh poshtë të gjitha shqetësimet e palës amerikane

Shefi i kompanisë, Shou Chew, tha se do të ndërmarrë hapa ligjorë kundër synimeve për ta vënë këtë kompani dhe platformën Tiktok nën kontrollin e investitorëve amerikanë. Tiktok-u këmbëngul se qëllimi i ligjit është ndalimi efektiv i aplikacionit në SHBA, ndërsa politikanët amerikanë thonë se ata thjesht duan të sigurojnë që autoritetet kineze të mos mund të ndikojnë tek Tiktok-u në një mënyrë që dëmton interesat amerikane.

Shou Chew vuri në dukje se ligji do t’u japë më shumë ndikim një grupi të vogël kompanish të tjera të mediave sociale”. Shefi i Tiktok deklaroi gjithashtu se ligji i ri rrezikon 300,000 vende pune në Shtetet e Bashkuara. Sipas informacioneve të veta Tiktok-u ka në SHBA 170 milionë përdorues .

Shumicë mbipartiake në Dhomën e Përfaqësuesve

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi së fundmi në shkallë të gjerë një ligj që synon ta detyrojë gjigantin kinez të internetit Bytedance ta shesë filialin e tij Tiktok brenda gjashtë muajve. Përndryshe ekziston rreziku i ndalimit mbarëkombëtar të platformës Tiktok, e cila është mjaft e përdorur veçanërisht nga të rinjtë.  Nëse nuk ka ndryshim në pronësi, ligji mund të rezultojë në ndalimin e Tiktok nga dyqanet amerikane të aplikacioneve.

Tani pritet vendimi i Senatit Amerikan. Në Senat, ku demokratët e Presidentit Joe Biden kanë një shumicë të vogël, ka si mbështetës edhe kritikë të planit nga të dyja partitë. Një nga shqetësimet lidhet me faktin që vendimi për ndalimi i Tiktok-ut mund të kundërshtohet bazuar në të drejtë për lirinë e fjalës të sanksionuar në Kushtetutën e SHBA. Biden i bëri thirrje Senatit që ta trajtojë shpejt këtë çështje. Ai ka sinjalizuar se do ta firmosë ligjin. Mosmarrëveshja është bërë një çështje e rëndësishme në fushatën zgjedhore në SHBA. Deputetë nga të dyja partitë po marrin shumë telefonata nga përdorues të rinj që janë të zemëruar për ndalimin e Tiktok-ut dhe e refuzojnë ligjin për ndalimin e tij./ DW

Ju sugjerojmë

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
Bota

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

12 Korrik, 2025 7:46 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

12 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Polici grek i anti-drogës arrestohet duke transportuar lëndë narkotike, pranga dhe pasagjerit shqiptar

Polici grek i anti-drogës arrestohet duke transportuar lëndë narkotike, pranga dhe pasagjerit shqiptar

Opinion – A po shkohet drejt një marrëveshje Rama-Berisha?

Opinion – A po shkohet drejt një marrëveshje Rama-Berisha?

Scholz, Macron dhe Tusk takohen sot për të biseduar për Ukrainën

Scholz, Macron dhe Tusk takohen sot për të biseduar për Ukrainën

TE FUNDIT

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com