Për ata që kanë lindur pas viteve ’90 mund të tingëllojë jo shumë e qartë, por për ata që mund të kenë patur ndonjë fije nostalgjie për komunizmin Kongresi i Partisë Socialiste me siguri do ta ketë kryer misionin. Përveç fjalimeve të disave nga folësit, të cilat ngjasonin me fjalimet e Majit apo Kongresvet e Partisë së Punës me fjali të gatshme e gafa të çuditshme, një tjetër element që bie në sy mes socialistëve, është terminologjia me të cilën i drejtohen njëri-tjetrit. Duket se në PS ende nuk i kanë harruar fjalët shokë dhe shoqe, të cilat sot kur u dëgjuan në kongresin që transmetohej live në disa media, krijuan çudi. Na mbetet të themi: Rroftë Partia!