TIRANE- Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU-së, aleati çam i qeverisë dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së, partisë së të drejtave të minoritetit grek nuk janë të pranishëm në Kongresin e PS. Ata i kanë refuzuar ftesat dhe se nuk do t’i bashkohen punimeve të gjata të këtij Kongresi.
Shpëtim Idrizi prej javësh ka bojkotuar edhe mbledhjet e njësisë së koordinimit të aleatëve të majtë.
Sakaq Dule i pakënaqur me Ramën që me reformën territoriale, ka shkëmbyer fjalë të ashpra me Ramën në seancën parlamentare të javës së kaluar.