Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve vendosi sot të dënojë kreun e Departamentit të Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm William Barr, për mosbindje ndaj Kongresit.
Departmenti i Drejtësisë refuzoi të dorëzojë kopjen e plotë pa shkurtime të raportit të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për hetimin e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane.
Menjëherë pas votimit për dënimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Trump përdori privilegjin ekzekutiv për të mos lejuar dorëzimin e materialeve të kërkuara nga Komisioni Juridik.
Mosbindja ndaj Kongresit është një shkelje ligjore, e cila shoqërohet me një gjobë deri në 1 mijë dollarë dhe me 12 muaj heqje lirie./Opinion.al E.Xh.