Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur i gatshëm për një kongres “pajtimi” mes demokratëve.
Në një dalje për mediat ai u shpreh se është i gatshëm për çdo propozim që vendos në epiqendër votën e lirë të demokratëve.
“Jam i gatshëm për çdo propozim që vendos në epiqendër votën e lirë të demokratëve, i vetmi moment është sepse dëgjoj ndonjëherë debate, mund të them edhe analistë që flasin për çdo gjë dhe jo për votën, u them shqiptarëve se gjithçka ka ndodhur në kundërshtim me interesat e tyre këto vite, bllokimi i procesit të integrimit, largimi i të rinjve, rritja e çmimeve, por jo pagës”, tha Berisha./Opinion.al