Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konfrontimi me Perëndimin: çfarë kërkon Donald Trump?

2025/03/05 at 9:08 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Konfrontimi me Perëndimin: çfarë kërkon Donald Trump?

Presidenti amerikan, Donald Trump fyen Evropën dhe Ukrainën dhe lajkaton Rusinë.


Çfarë synimesh mund të vendosin SHBA në politikën e tyre të jashtme në të ardhmen?

Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë gjashtë javë më parë dhe për një periudhë të shkurtër vërehet një ndryshim i madh në politikën e jashtme amerikane. Nën Trump, marrëdhëniet e Uashingtonit me Moskën po rigjallërohen në dëm të Ukrainës, e cila u sulmua dhe pjesërisht u pushtua nga Rusia. Në vend që të përfshijë aleatët evropianë në këtë kthesë, administrata amerikane tani po thekson dallimet në vlerat e dikurshme të përbashkëta.

Të mërkurën (26 shkurt), Trump deklaroi: “BE u krijua për të mashtruar SHBA-në, ndërsa të premten (28 shkurt) presidenti amerikan, së bashku me zëvendëspresidentin e tij J.D. Vance, filluan një grindje me Volodymyr Zelensky para publikut botëror.

Presidenti ukrainas shkoi në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar një marrëveshje për metalet e rralla. Në vend të kësaj, Trump dhe Vance e ofenduan atë.

A po i jep fund Trump rendit botëror perëndimor?

Historiani Norbert Frey, i cili drejton Qendrën për Historinë e Shekullit të 20-të në Universitetin e Jenës, sheh në të gjitha këto zhvillime fundin e rendit botëror që u vendos pas Luftës së Dytë Botërore dhe rënies së Bashkimit Sovjetik. “Qëllimi është i qartë: Një triumvirat global (aleancë treshe, shën.red.) me Donald Trump, Xi Jinping dhe Putin”, tha Frei për Deutschlandfunk.

“Ajo që Trumpi nuk dëshiron të shohë është se SHBA-ja po lufton si një fuqi botërore në rënie. Dhe pikërisht tani ata po refuzojnë aleatët e tyre të vetëm të mbetur Evropën. Ndërsa Evropa tani është lënë plotësisht në duart e veta”.

Dhe kjo është arsyeja pse bisedimet diplomatike janë duke u zhvilluar në Evropë për të gjetur një përgjigje të përbashkët – fillimisht në një samit në Londër e më pas edhe në një samit të jashtëzakonshëm në Bruksel.

“Shpresoj që ata të kuptojnë se ky është një ndryshim i qartë i drejtimit në politikën botërore,” tha Mikhail Alexeyev, një shkencëtar politik në Universitetin e Kalifornisë, San Diego.

“Diskutimi në Zyrën Ovale nuk ishte vetëm një përleshje mes dy liderëve. Ai fsheh një sinjal të distancimit më të madh të SHBA-së nga Evropa. Ne nuk mund të marrim më garanci amerikane të sigurisë, jo vetëm për Ukrainën, por ndoshta as për NATO-n si të sigurt.”

Një vit më parë, gjatë fushatës së tij zgjedhore, Trump vuri në dyshim mbështetjen ushtarake të Uashingtonit për anëtarët e NATO-s që shpenzojnë më pak se shuma e rënë dakord për mbrojtjen. Ai tha madje se ai “do të inkurajonte Rusinë që të bënte çfarë të donte” me ato vende që nuk paguajnë. Trump e tha këtë në shkurt 2024 gjatë fjalimit të tij në Karolinën e Jugut, ndërsa në një rast tjetër ai u kërkoi evropianëve të investonin pesë për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto për mbrojtjen”.

A do të ketë shkëputje të plotë me Evropën?

Laura von Daniels, e cila drejton grupin e punës të Amerikës në Fondacionin për Shkencë dhe Politikë (SWP) me qendër në Berlin, thotë se ka pasur një ankth të madh, por se një prishje e plotë në marrëdhëniet transatlantike nuk mund të dallohet aktualisht.

“Unë besoj se situata do të jetë e vështirë dhe se ai është i gatshëm të dëmtojë interesat e Bashkimit Evropian. Si në politikën e sigurisë ashtu edhe në atë ekonomike, siç janë tarifat ndëshkuese. Kjo është e gjitha e vërtetë. Por nuk është në interesin e tij të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me Evropën brenda natës”, mendon ajo.

Von Daniels tregon planet ekonomike të Trumpit, si trajtimi i Evropës si një treg i madh për gazin natyror të lëngshëm amerikan. Pra, presioni ekonomik do të jetë në rritje. “Në mars do të vijnë tarifat për çelikun dhe aluminin”, thotë Von Daniels dhe shton se në pranverë dhe verë, Evropa duhet të llogarisë në vendosjen e tarifave të reja, për shembull për makinat.

Trump dëshiron të përdorë këto masa për të barazuar bilancin tregtar midis BE-së dhe SHBA-së. Sipas të dhënave të SHBA-së, në vitin 2024 Shtetet e Bashkuara blenë mallra dhe shërbime me vlerë pothuajse një mijë miliardë më shumë nga BE-ja sesa BE-ja bleu nga SHBA.

Von Daniels beson se marrëdhëniet ekzistuese transatlantike janë të dobishme për Trump. “Sigurisht, është një pyetje legjitime, nëse ata ende e përkufizojnë veten si një aleancë e vlerave perëndimore.”

Gabriel: Trump dëshiron të dobësojë Evropën

Ish-ministri i Jashtëm gjerman, socialdemokrati Sigmar Gabriel, i cili tani kryeson organizatën Atlantic Bridge, beson se administrata Trump nuk e sheh më Evropën si një aleat. Gabriel i tha një gazete gjermane se Trump “nuk mund të gjejë asgjë të përbashkët me Evropën, sepse botëkuptimi i tij është pothuajse krejtësisht i kundërt me kuptimin tonë evropian të bashkëpunimit. Unë jam pothuajse i sigurt se ai dëshiron ta dobësojë ose madje ta shkatërrojë Evropën”.

Lidhur me bisedimet e ardhshme mes Trump dhe Putin për përfundimin e luftës në Ukrainë, Gabriel kujton konferencën e mbajtur në Jaltë, ku SHBA, Bashkimi Sovjetik dhe Britania e Madhe vendosën të ndajnë Gjermaninë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Trump ka parasysh një lloj ‘Jalta 2.0’, ku ‘burrat e fortë’ të politikës botërore do ta ndanin botën në sfera interesi ndërsa djemtë e vegjël do të duhej të shihnin se si do t’ia dilnin,” tha Gabriel.

Ukraina një pengesë për negociatat e drejtpërdrejta me Putinin

Laura von Daniels thotë se është e paqartë se cili është qëllimi përfundimtar i Trump, por të premten u bë e qartë se Ukraina është një pengesë në rrugën e tij drejt negociatave të drejtpërdrejta me Putinin. Ajo tha për grindjen e Zyrës Ovale se ajo “ka shenjat dalluese të asaj që ne dimë për krerët autoritarë të shteteve”.

Instituti i Uashingtonit për Studimin e Luftës ka publikuar një analizë sipas së cilës pezullimi i ndihmës ushtarake të SHBA-së për Kievin do të rriste “mundësinë e një fitoreje ruse” në Ukrainë, në ambicien e tij për të rritur kontrollin mbi ish-republikat sovjetike, të tilla si Estonia, Letonia dhe Lituania, ndërsa ndikimi i Shteteve të Bashkuara në botë do të zvogëlohej./DW



Ju sugjerojmë

“Të rënda dhe serioze”, sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH-Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë 
Aktualitet

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

27 Shtator, 2025 10:08 pm
Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian
Kronikë

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

27 Shtator, 2025 9:44 pm
Pse nuk duhet njohur Palestina
Kryesore

Pse nuk duhet njohur Palestina

27 Shtator, 2025 8:31 pm
Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
Bota

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

27 Shtator, 2025 8:23 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Debat për çështje familjare, 41-vjeçari plagos në shtëpi kunatin

27 Shtator, 2025 8:14 pm
Franca lëshon fletë-arresti kundër Bashar al-Assad
Bota

9 muaj pas largimit, Siria lëshon urrdhër arrest për ish-Presidentin Al- Assad

27 Shtator, 2025 5:42 pm
Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja
Kronikë

Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja

27 Shtator, 2025 3:27 pm
Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
Kronikë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

27 Shtator, 2025 12:51 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
Kronikë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

27 Shtator, 2025 10:34 am
Para
Atentat me armë në autostradën Fier-Vlorë, 1 person i vrarë

Fushë Krujë, shpërthim eksplozivi në murin e jashtëm në një punishte sallami

Studimi: Depresioni kalon përmes stomakut

Studimi: Depresioni kalon përmes stomakut

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në “mbrojtje” të Vuçiç

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në “mbrojtje” të Vuçiç
















TE FUNDIT

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

“Të rënda dhe serioze”, sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH-Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë 
27 Shtator, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar këtë të shtunë raportin për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2025, ku...

Lexo më shumë

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian
27 Shtator, 2025

Mbeten ende të paqarta shkaqet e vrasjes së 44-vjeçarit Italian Edoardo Sarchi në zonën mes Salarisë dhe Nivicës. Të dhënat...

Lexo më shumë

Pse nuk duhet njohur Palestina

Pse nuk duhet njohur Palestina
27 Shtator, 2025

Nga Ben Blushi Njohja e Palestinës nga Franca dhe Britania ka ngritur një pyetje themelore mbi moralin e popujve. Pyetja...

Lexo më shumë

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
27 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi sot NATO-n dhe Bashkimin Evropian se çdo agresion kundër vendit të tij do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com