Janë zbardhur detaje të reja lidhur me arrestimin e ish-deputetit Mark Frroku, i cili së bashku me 7 persona të tjerë u arrestua pas një konflikti për pronat në “Kepin e Rodonit”.
Frroku është pyetur në Policinë e Durrës për ngjarjen, por ai nuk ka treguar të vërtetën për konfliktin.
Pavarësisht se policët kanë administruar pamje filmike ku dokumentojnë veprimet e dhunës, Frroku u ka thënë hetuesve se nuk dinte asgjë, nuk kishte ndodhur asgjë dhe nuk ishte konfliktuar askush.
Për shkak të deklarimeve të tij i janë shtuar në ngarkim edhe veprat penale moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Praninë e tij në zonë e ka justifikuar si ndërtues i murit dhe ishte pajtuar nga përfaqësuesit e kishës.
Gjatë konfliktit, shoqëruesi i Frrokut ka qëlluar me armë zjarri, për këtë arsye policia ka shpallur në kërkim Besnik Tomën.