Një sherr me sende të forta mes disa të rinjve ne Tiranë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.
3 persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje nga ana e Komisariatit Nr.2 në kryeqytet.
Sipas Klan News, Glidona Daci bëjnë me dije se sherri ka nisur për motive të dobëta pas disa debateve që kanë pasur në rrjetin social “TikTok”.
Nga informacionet nuk ka persona të lënduar rëndë.