Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së mbrëmshme në qendër të Laçit dhe ka zbardhur ngjarjen. Zyrtarisht policia njofton se ka arrestuar sot autorin e plagosjes me armë, shtetasin Alberto Markaj, 21 vjeç, banues në Laç.
Ky shtetas mbreme dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie ka tentuar, raporton panorama.
të vrasë me armë zjarri shtetasin Mark Lleshi 55 vjeç, banues në Laç i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumes Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Pas hetimeve, policia sot arri ta arrestojë. “Autorit të dyshuar i’u gjet dhe i’u sekuestrua arma e zjarrit që dyshohet se e ka perdorur, pistoletë Model 54”- njofton policia.
Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale ” Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje”.