Në një konferencën të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, presidentja e Këshillit të Europës, Ursula von der Leyen u pyet nëse do të ketë një qëndrim lidhur me konfliktin Kosovë-Serbi.
Presidentja von der Leyen tha se këto dy shtete duhet të ulen në tryezën e dialogut ndërmjetësuar nga BE.
Ajo shtoi se marrëveshja e Ohrit që u arrit në shkurt dhe mars, është baza për pajtimin përmes dialogut të BE.
“Marrëveshja e Ohrit është ato që u arritën në shkurt dhe mars, baza për pajtimin përmes dialogut të BE. Është me rëndësi që Kosova dhe Serbia të kthehet në tryezë për normalizimin e marrëdhënies. Kjo është rruga e duhur për të ardhmen sepse Kosova dhe Serbia do jenë pjesë e BE”, tha von der Leyen./Opinion.al