Një 64-vjeçar ka mbetur i plagosur nga vëllai i tij, në fshatin Kosmaç të Vaut të Dejës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08.45.
Sipas burimeve zyrtare A. Zallina, 64 vjeç ësht plagosur me armë zjarri nga vëllai i tij, Dini, 52 vjeç, i cili u arrestua menjëherë nga policia. Atij iu sekuestrua edhe arma e dyshuar.
Informacionet paraprake bëjnë të ditur se shkak i konfliktit mes vëllezërve kanë qënë problemet e pronësisë. I plagosur ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.