Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim dy vëllezër pasi kanë qëlluar me armë zjarri kushëririn e tyre për gjatë një sherri për motive pronësie.
Mësohet se vëllezërit Xh. M. dhe A. M. kanë plagosur me armë zjarri në këmbë, kushëririn e tyre, shtetasin G. M., 46 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave kësaj ngjarjeje.