Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konflikt për pronat në “Kepin e Rodonit”, arrestohet ish-deputeti Mark Frroku

2023/10/30 at 9:19 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Konflikt për pronat në “Kepin e Rodonit”, arrestohet ish-deputeti Mark Frroku

Policia ka arrestuar ish-deputetin e PS, Mark Frroku, pas një konflikti me disa persona për prona në “Kepin e Rodonit” në Durrës. Frroku ka qenë i pranishëm në sherrin me banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të Kishës Katolike për çështje pronësie.

Sherri mes banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të Kishës ka nisur për pronën, ndërsa më pas ka agravuar deri në dhunë fizike dhe më pas është qëlluar me armë zjarri në ajër. Të 8 personat e përfshirë në konflikt u shoqëruan një ditë më parë, mes tyre dhe Mark Frroku, i cili ishte në mesin e përfaqësuesve të Kishës Katolike.

Përfaqësuesit e Kishës Katolike kanë qenë duke rrethuar pronën për të cilën kanë certifikatë pronësie dhe për këtë arsye  ka nisur sherri.

Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Në reagimin e djeshëm, Policia nuk e saktëson se kush ka qëlluar me armë në reagimin e saj, por mësohet se në sherr janë përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët janë duke kryer një investim në zonë për turizëm dhe duan të ndërtojnë një mol.

Ndërkohë projekti zhvillimor kalon në tokën për të cilën u bë sherri mes banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të Kishës dhe kjo ka çuar në përplasje të ashpër. Personat që duan të ndërtojnë molin janë përfshirë në sherr në mbrojtje të rojës duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh konflikt në këtë zonë mbi këtë çështje, ndërsa policia thotë se kallëzimet janë kryer në prokurori prej disa vitesh. Këta persona janë shoqëruar disa herë.

Njësia administrative, prokuroria, bashkia Durrës, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit dhe policia kanë qenë në dijeni të situatës konfliktuale, por deri me tani nuk ka pasur asnjë vendim në lidhje me dokumentacionin.

NJOFTIMI I POLICISE

Në zonën e Kepit të Rodonit, disa banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. janë konfliktuar me sende të forta, me përfaqësues të kishës katolike, shtetasit N. S., M. F., M. L. dhe P. D.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri.

Si pasojë e konfliktit me sende të forta kanë pësuar dëmtime të lehta disa nga shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë shoqëruar bashkë me shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, me qëllim kryerjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit të sotëm. Sqarojmë se në lidhje me pretendimet e palëve për certifikatën e pronësisë, nga ana e Policisë janë referuar disa herë materialet në Prokurori, për konfliktet që ka patur herë pas here, mes palëve.

Ju sugjerojmë

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!
Kryesore

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

14 Maj, 2025 8:49 pm
“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
Aktualitet

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

14 Maj, 2025 8:20 pm
Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
Politikë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

14 Maj, 2025 7:55 pm
Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
Politikë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

14 Maj, 2025 7:46 pm
Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
Politikë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

14 Maj, 2025 7:37 pm
Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
Kryesore

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

14 Maj, 2025 7:30 pm
PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
Kryesore

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

14 Maj, 2025 7:18 pm
Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
Politikë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

14 Maj, 2025 7:02 pm
‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
kulture

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

14 Maj, 2025 6:53 pm
Para
1899/9 treguesit për një edukim të suksesshëm të fëmijës-broshura e Thrank Spirobergut (Faik Konicës)

1899/9 treguesit për një edukim të suksesshëm të fëmijës-broshura e Thrank Spirobergut (Faik Konicës)

Itali/ Shqiptari mbyt bashkëshorten me duart e tij, 31-vjeçarja nënë e 4 fëmijëve

Itali/ Shqiptari mbyt bashkëshorten me duart e tij, 31-vjeçarja nënë e 4 fëmijëve

Lajçak: Nuk është vetëm Asociacioni, edhe Serbia ka obligime të pazbatuara

Lajçak: Nuk është vetëm Asociacioni, edhe Serbia ka obligime të pazbatuara

TE FUNDIT

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
14 Maj, 2025

Një mbledhje urgjente është thirrur mbrëmjen e sotme në selinë e PD-së, në të cilën po diskutohet rezultati i zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!
14 Maj, 2025

Kreu demokrat Sali Berisha mblodhi mbrëmjen e sotme në selinë blu të gjithë drejtuesit e qarqeve të PD, në një...

Lexo më shumë

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
14 Maj, 2025

Të premten, më 16 maj, në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, i cili do të bëjë...

Lexo më shumë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur pasditen e sotme nga sheshi 'Skënderbej' fjalimin falenderuespër fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. Ndër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com