Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me të shtënat me armë zjarri të regjistruara ditën e sotme në terminalin e autobusëve në Blesh.
Sipas policisë, shkak i sherrit është konkurrenca mes shoferëve , por pas konfliktit verbal, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të autobusit.
Lidhur me ngjarjen policia ka vënë në pranga autorin pasi një orë ndjekje. I arrestuari është identifikuar me inicialet A. D., 35 vjeç, banues në Belsh.
“Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të autobusit që po drejtohej nga shtetasi A. T., për motive konkurrence , për të ardhurat nga transportimi i pasagjerëve, me autobus”,-njofton policia./Opinion.al