TIRANE- Një sherr me armë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, në rrugën “Islam Alla”. Ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar vrasjen. Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.3 shtetasit: E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, G. L., 26 vjeç, banues në Tiranë
dhe S. M., 23 vjeç, banues në Tiranë. Këtij të fundit i është gjetur edhe një armë zjarri tip pistolet e modelit “Bereta” (në foton bashkëngjitur lajmit).
Njoftimi i policisë
Më datë 14.04.2016, rreth orës 12:10, në rrugën “Islam Alla”, në një lokal, ka patur një konflikt midis disa personave. Falë ndërhyrjes në kohë të patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë nr 3, është parandaluar një ngjarje e rëndë. Vazhdon puna për sqarimin e plotë të ngarjes.