Kryeministri turk Binali Yildirim deklaron se një pjesë e ushtrisë është duke u përpjekur të mposhtë shtetin.
“Disa njerëz kanë ndërmarrë në mënyrë të paligjshme një veprim jashtë zinxhirit komandues”, tha Yildirim.
“Kjo është një përpjekje për kryengritje. Ne nuk do të lejojmë këtë fitore të tyre. Qeveria e zgjedhur nga populli mbetet në drejtim. Kjo qeveri rrëzohet nga populli”, tha ai.
Ai shtoi se ata që janë përgjegjës “do të paguajë çmimin më të lartë.”