Në seancës plenare të ditës së sotme në Kuvendin e Serbisë, është bërë e ditur dorëheqja e kryeministrit Millosh Vuçeviç.
Ashtu siç kishte paralajmëruar kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, në fund të seancës duhet të shpallej dorëheqja e kryeministrit Millosh Vuçeviç.
Me dorëheqjen e tij, duhet të nisë menjëherë puna për zgjedhjen e qeverisë së re.
Nëse deri më 18 Prill nuk zgjidhet qeveria e re, do të mbahen zgjedhje të reja parlamentare.
Kujtojmës se Vuçeviç dha dorëheqjen e tij të parevokueshme më 28 Janar, pas protestave të qytetarëve të cilët kërkojnë që shkaktarët e tragjedisë së Novi Sadit ku humbën jetën 15 persona të dalin para drejtësisë.