Këtë të premte kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Pragës për të marrë pjesë në Forumin GLOBSEC, forumi më i madh i sigurisë.
Në takimin me liderët europianë kryeministri Edi Rama pritet të diskutojë e lobojë edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, teksa vendi ynë është në pritje të konferencës së dytë ndërqeveritare.
Forumi GLOBSEC do të mbahet për herë të parë në Çeki nga 30 gusht deri më 1 shtator. Dhjetëra udhëheqës dhe specialistë do të diskutojnë çështjet kritike për sigurinë dhe mbrojtjen me fokus tek rivalitetit i Fuqive të Mëdha dhe Rendit Evropian të Sigurisë.