Deputetët e opozitës kanë bllokuar sallën e Konferencës së Kryetarëve dhe ambientet e tjera në selinë e Kuvendit për të mos lejuar zhvillimin e mbledhjes ku pritet të miratohet Projektbuxheti për vitin 2024.
Teksa kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi dhe ministri i Financave kanë tentuar që të hyjnë në salla, deputetët e opozitës janë bërë barrikadë nëpër dyer.
Deputetët e PD bllokuan sallën e konferencës së kryetareve dhe nuk lejuan të zhvillohet mbledhja.
PS tentoi ta bëjë mbledhjen në salla të tjera, por përsëri deputetët nuk i lejuan. Në fund ata tentuan të mblidhen në zyrën e Lindita Nikolles por edhe aty nuk i lejuan./Opinion.al