Në Konferencën e Kryetarëve, Gazment Bardhi i ka bërë kërkesë Kryetares së Kuvendit që të fus në rend të ditës interpelancën me kryeministrin Edi Rama, për akuzat për përfshirjen e vëllait të tij Olsi Rama në drogën e Xibrakës.
Ai thotë se nuk ka tagër ligjor dhe kushtetues që kryeministri të vendosë arsyet dhe temat e thirrjes në interpeleancë ashtu siç nuk ka tagër të refuzojë.
Bardhi- Kryetares së Kuvendit: Kushtetuta dhe rregullorja të detyron të përfshijë në rendin e ditës interpeleancën me Kryeministrin. Sot jam njoftuar publikisht nga Kryeministri, për refuzimin e interpelancës. E keni shndërruar Republikën parlamentare në Republikë kryeministrie. Nuk ka tager ligjor dhe kushtetues që kryeministri të vendosë arsyet dhe temat e thirrjes në interpeleancë ashtu siç nuk ka tagër te refuzoje. Kjo është shkelje e hapur kushtetuese./Opinion.al