Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konferenca e 27 e Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut, Begaj: Shqipëria ka kontribuar në operacionet e NATO-s dhe do vazhdojë ta bëjë 

2024/09/18 at 10:17 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Konferenca e 27 e Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut, Begaj: Shqipëria ka kontribuar në operacionet e NATO-s dhe do vazhdojë ta bëjë 

Ditën e sotme mbahet Konferenca e 27-të e Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut, ku të pranishëm janë presidenti Bajram Begaj dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Gjatë fjalës së tij, Presidenti Begaj është shprehur se Shqipëria ka vënë në dispozicion të NATO infrastrukturën e saj ajrore, tokësore dhe detare ku përmendi edhe Bazën Ajrore të Kuçovës. 

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij Begaj u shpreh se Shqipëria e ka mbështetur dhe do të vijojë mbështetjen e Ukrainës ndaj agresionit rus. 

Presidenti Begaj nuk la pa përmendur edhe Kosovën dhe përkushtimin ndaj paqes dhe sigurisë në rajon. 

Bajram Begaj: Është kënaqësi për mua të jem pjesë e konferencës së 27-të të Iniciativës SHBA- Karta e Adriatikut. Konferenca mblidhet në një moment tepër delikat për sigurinë botërore. Zhvillimet e fundit tregojnë se sa me rëndësi është investimi në fushën e sigurisë dhe krijimi i platformave duke krijuar kushtet për një mjedis më të qëndrueshëm dhe të sigurtë. Në këtë kontekst suksesi i iniciativës A5 është i padiskutueshëm. Që prej themelimit të saj në 2003 si një iniciativë e A3 ajo ka dhënë një ndihmë të veçantë në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Bashkëpunimi ynë në kuadër të kësaj iniciative ka shërbyer si urë për ndërtimin e marrëdhënieve të forta jo vetëm mes vendeve tona, por edhe me partnerin tonë SHBA. Për Shqipërinë anëtarësimi ynë në NATO përbën një dëshmi të përkatësisë sonë në komunitetin Euroatlantik. Nuk është thjeshtë për më shumë siguri, por edhe angazhim dhe përqafim i vlerave të sanksionuara në Traktatin e Atlantikut të Veriut. 

Gjatë këtyre viteve Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë kontribuar në misione dhe operacione të NATO-s dhe do të vazhdojnë të kontribuojnë nëse do të jetë e nevojshme. Shqipëria ka vënë në dispozicion të NATO-s infrastrukturën e saj ajrore, tokësore dhe detare. Baza ajrore e Kuçovës është tashmë funksionale ndërkohë që është ofruar edhe Porto Romano si një mundësi tjetër për aleancën. Investimi në mbrojtje është investim për më shumë siguri dhe garantim të paqes. Me rritjen e buxhetit për mbrojtje në masën 2% të Prodhimit të Përgjithashëm Bruto, Shqipëria do të vijojë rritjen cilësore të kapaciteteve të saj mbrojtëse. 

Të nderuar pjesëmarrës sfida me të cilat përballemi janë të ndërlikuara dhe të shumta. Ndërkohë Ukraina përballet me një agresion të paprecedentë, të paligjshëm. Shqipëria e ka mbështetur dhe do të vijojë mbështetjen e Ukrainës. Po ashtu në Lindjen e Mesme që prej një viti kemi përshkallëzim të konfliktit duke krijuar edhe atje një vatër të nxehtë. Këto çështje madhore kërkojnë një qasje të bashkuar dhe një angazhim të përbashkët. 

Rajoni ynë gjithashtu përballet me sfidat e tij specifike, veçanërisht në fushën e sigurisë pavarësisht përparimeve në dekadat e fundit rajoni ynë mbetet i ndjeshëm ndaj ndikimeve të brendshme dhe të jashtme që mund të destabilizojnë paqen. Tensionet artificialisht të krijuara qoftë etnike apo politike, ndërhyrjet e huaja dhe kërcënimet ndaj sigurisë kibernetike kërkojnë vëmendje të veçantë dhe bashkëpunim të thelluar. Historia nuk duhet harruar ndryshe rrezikojmë që të përsërisim gabimet. Unë besoj që përmes përpjekjeve të përbashkëta ne jemi në gjendje të përballemi me këto sfida. 

Në këtë kontekst roli i Shqipërisë është i qartë dhe konstruktiv në rajon. Shqiptarët janë një faktor konstruktiv dhe i moderuar duke kontribuar në paqe. Ata janë dëshmuar si mbështetës të së ardhmes Europiane. Në bashkëpunim me aleatët tanë kemi punuar për të forcuar sigurinë në rajon dhe promovuar anëtarësimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike 

Në këtë rrugëtim është me rëndësi që të përfshihen edhe anëtarët e rinj që dëshirojnë të anëtarësohen në Iniciativën SHBA- Karta e Adriatikut dhe NATO. Anëtarësimi i Kosovës në këtë kartë është thelbësore jo vetëm për sigurinë e Kosovës, por edhe për stabilitetin e rajonit. Kosova ndonëse është shtet i ri ka treguar përkushtim ndaj paqes dhe bashkëpunimit.Të dashur miq iniciativa ka tregur ndër vite që është një instrument i fuqishëm për sigurinë e paqes dhe bashkëpunimit dhe jam i bindur se edhe në të ardhmen ajo do të vazhdojë të kontribuojë në anëtarësimin e rajonit në familjen euroatlantike. 

Ju sugjerojmë

Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën
Kronikë

Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën

9 Qershor, 2025 6:46 pm
Irani do t’i paraqesë së shpejti SHBA-së një propozim bërthamor
Bota

Irani do t’i paraqesë së shpejti SHBA-së një propozim bërthamor

9 Qershor, 2025 6:24 pm
Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
Kronikë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

9 Qershor, 2025 5:47 pm
Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Politikë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 5:43 pm
Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
Sport

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

9 Qershor, 2025 5:38 pm
Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
Bota

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

9 Qershor, 2025 5:35 pm
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj
Bota

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj

9 Qershor, 2025 5:11 pm
Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën
Bota

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën

9 Qershor, 2025 4:57 pm
Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!
Kryesore

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

9 Qershor, 2025 4:47 pm
“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë
Kryesore

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë

9 Qershor, 2025 4:47 pm
Para
Sveçla: Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt, pas bisedave në Bruksel do të kemi situatë tjetër 

Sveçla: Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt, pas bisedave në Bruksel do të kemi situatë tjetër 

Greqi, shqiptari rreh me grushte e shkelma partneren. 24-vjeçarja e shtyu në ballkon për të shpëtuar 

Dhunoi policin grek së bashku me 3 persona të tjerë, arrestohet shqiptari!  

GJKKO i vendosi masën e sigurisë, reagon Beqaj: Kam rezerva serioze! Më kontaktuan oficerët e SPAK

Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqajt, avokatët e mbrojtjes kërkojnë materialet hetimore 

TE FUNDIT

Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën

Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën
9 Qershor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha është thirrur nga SPAK të paraqitet më 10 qershor (nesër), ora 10:00, për të dhënë...

Lexo më shumë

Irani do t’i paraqesë së shpejti SHBA-së një propozim bërthamor

Irani do t’i paraqesë së shpejti SHBA-së një propozim bërthamor
9 Qershor, 2025

Irani tha se shumë shpejt do të paraqesë një kundërpropozim për një marrëveshje bërthamore me Shtetet e Bashkuara, pasi Teherani...

Lexo më shumë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
9 Qershor, 2025

Policia e Himarës dhe pushues të rastësishëm i vijnë në ndihmë një turisteje spanjolle që kishte kërkuar ndihmë, pasi ishte...

Lexo më shumë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
9 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, të kryesuar nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com