Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konferenca antikorrupsion, Tabaku: Shqipëria është vendi më i korruptuar

2022/06/13 at 7:37 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Konferenca antikorrupsion, Tabaku: Shqipëria është vendi më i korruptuar

Deputetja e PD, Jorida Tabaku e ka cilësuar spektakël me sajesa konferencën antikorrupsion, ku theksoi se Shqipëria është vendi më i korruptuar, referuar “Transparency Interantional”.

Tabaku thotë se Rama fshihet pas shpifjeve teksa e akuzon kryeministrin për inceneratorët, tenderat dhe korrupsionin në dëm ekonomik të vendit.

Postimi i plotë e Tabakut:

Edhe sërishmi Shqipëria është vendi më i korruptuar

Mbreti i sajesave, Edi Rama, sot ka organizuar një tjetër lloj spektakli për t’i treguar shqiptarëve se ne nuk jemi vendi më i korruptuar në Europë.

I njëjti njeri që e quajti raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit si të “pavlerë” dhe që ishte “copy-paste” u foli sot qytetarëve për betejën e tij kundër korrupsionit.

Ironike po të mendosh që sot një ish ministër, një deputet dhe drejtorë të lartë janë të arrestuar as më shumë e as pak por për korrupsion të nivelit të lartë.

Akoma më ironike po të mendosh se lista e atyre që duhet të përfshihen në grupin e strukturuar kriminal duhet të zgjerohet edhe më shumë me ministra dhe kryetarë bashkie.

Por, kryeministri mendon ta fshehë kokën pas spektaklit dhe sajesave dhe riprodhon arritje imagjinare a thua se problemi jonë është korrupsioni në sportele.

A mos vallë 430 mln euro për 3 inceneratorët që ende sot paguhen është korrupsion i sporteleve?

A mos vallë thuajse 8 mld euro dëm ekoonomik në buxhetin e shtetit janë pasojë e korrupsionit në sportele?

1 në 3 tendera jepen pa garë ndërsa pjesa tjetër e tenderave jepet me një paracaktim aq të qartë saqë është bërë normë korrupsioni në tenderat publikë.

Parlamenti është kthyer në një noter të ligjeve me porosi dhe kalohet çdo nismë ligjore që i ofron para qyl nga taksat e shqiptarëve oligarkëve të përhershëm.

Vetëm mbreti i sajesave mund të mendojë kështu!

Të parët për korrupsion falë qeverisë më të korruptuar në histori! Prandaj sot nga drejtësia e re pritet më shumë, pasi në të vërtetë korrupsioni sot është gangrena e Shqipërisë pasi është në nivelin e elitës qeverisëse.

Këtë korrupsion e ndalon vetëm ndërhyrja e fortë dhe imediate e drejtësisë si dhe vullneti politik që qartësisht mbretit të sajesave i mungon.

Prandaj sido të spërdridhet dhe sado të flasë apo dhe teorizojë kundër korrupsionit nuk mund të besohet, njeriu kryefajtor prej të cilit bashkëfajtorët e tjerë të korrupsionit livadhisin sot të qetë në xhepat e çdo shqiptari.

Ju sugjerojmë

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
-U tha në Opinion

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

9 Shkurt, 2026 11:26 pm
Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
-U tha në Opinion

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

9 Shkurt, 2026 10:52 pm
Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Kronikë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 10:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

9 Shkurt, 2026 10:21 pm
Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Aktualitet

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

9 Shkurt, 2026 8:15 pm
Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Para
Skandali i numrave të shqiptarëve, eksperti: Mund të përdoren nga kriminelët

Skandali i numrave të shqiptarëve, eksperti: Mund të përdoren nga kriminelët

Shqipëria nuk i shënon gol as Estonisë, ndeshja mbyllet me barazim

Shqipëria nuk i shënon gol as Estonisë, ndeshja mbyllet me barazim

Dënimi i Tahirit, Kryemadhi: Ideatori i kanabizimit të vendit është Edi Rama

Kryemadhi ironizon konferencën Antikorrupsion: Kajmaku do drejtonte një panel...

TE FUNDIT

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
9 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese mori vendimin, më 6 shkurt, për të rrëzuar padinë e kryeministrit ndaj GJKKO-së, në lidhje me masën e...

Lexo më shumë

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
9 Shkurt, 2026

“Kushtetuesja pezullon Ballukun, çfarë do të bëjë Rama” është tema që po diskutohet këtë të hënë në emisionin “Opinion”, pas...

Lexo më shumë

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
9 Shkurt, 2026

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë për dënimin...

Lexo më shumë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
9 Shkurt, 2026

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, pas vendimit të Apelit të GJKKO, është vetëdorëzuar pasditen kësaj të hëne në Policinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com