Janë zbardhur emrat e ish-zyrtarëve të përfshirë në çështjen e koncesionit të sterilizimit, që çoi pas hekurave ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodjan Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.
Sipas gazetares Klodiana Lala, SPAK ka lëshuar 8 urdhra, me masa të ndryshme sigurie, dy me masën ‘arrest me burg’ për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapajn. Ndërkohë për dy zyrtarë të tjerë u caktua masa ‘arrest shtëpie’ si dhe për 4 të tjerë u caktua masa ‘detyrim paraqitje’.
Këta zyrtarë akuzohen për ‘Falsifikim’ dhe ‘shpërdorim detyre’.
Arrest me burg
Klodjan Rjepaj, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë
Ilir Rrapaj, ka akuzën e mashtrimit
Arrest shtëpie
Saimir Kadiu drejtor ekonomik
Marsela Serjanaj drejtoreshe juridike
Detyrim paraqitje
Arben Gjata
Pertef Mersini
Genc Burazeri
Naile Ajazi