Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koncesioni i sterilizimit, SPAK dërgon për gjykim ish-ministrin Ilir Beqaj dhe personat e tjerë të akuzuar

2024/03/30 at 10:26 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Koncesioni i sterilizimit, SPAK dërgon për gjykim ish-ministrin Ilir Beqaj dhe personat e tjerë të akuzuar

SPKA mbyll hetimet për koncesionin e sterilizmit dhe dërgon dosjen për gjykim në GJKKO.


Ish-ministri Beqaj akuzohet për veprën penale shpërdorimi i detyrës, ndërsa do të jetë në bankën e të akuzuarve së bashku me ish-zëvendësin e tij në Ministri, Klodian Rrjepaj si edhe biznesmenin Ilir Rrapaj që mori koncesionin e sterilizimit, të dy në burg që prej gushtit të kaluar, aty ku u janë komunikuar edhe akuzat.

SPAK ka dërguar për gjykim edhe 6 ish zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të tenderit të sterilizimit. Saimir Kadiu drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike të cilët janë në arrest shtëpie, dhe mjeku Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Byrazeri dhe Petro Mersini që deri më tani kanë pasur masën ‘detyrim me paraqitje’.

Hetimet janë kryer nga prokurorët Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi, ndërsa SPAK akuzon për shkelje në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj. Prokuroria thotë se në dhënien e koncesionit të akuzuarit nuk kanë respektuar ligjin dhe kanë shpërdorur detyrën ndërkohë që sipas akuzës Ilir Beqaj ka pasur njohje dhe miqësi të fortë me biznesmenin Ilir Rrapaj. Ndër gjetjet e konstatuara nga SPAK janë edhe procedurat e ndjekura për fituesin por dhe mos realizimi i kushteve të parashikuara në kontratë.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.13, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve:

  1. Ilir Beqaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 – 25, të Kodit Penal;
  2. Klodian Rjepaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit”, e kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, “Falsifikimit të  dokumentave”, e kryer në bashkëpunim, “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 143/2, 3, 186/3-25 dhe 248-25, të Kodit Penal.
  3. Ilir Rrapaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”, e kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143/2, 3, të Kodit Penal.
  4. Marsela Serjani, e akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25, të Kodit Penal.
  5. Saimir Kadiu, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe dhe 248 – 25, të Kodit Penal.
  6. Petref Mersini, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të  “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
  7. Arben Gjata, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25, të Kodit Penal.
  8. Genc Burazeri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
  9. Naile Ajazi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25, të Kodit Penal.

Procedimi penal nr.13, është regjistruar në datën 13.01.2020, për veprat penale  të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” , e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal, “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në lidhje me procedurën e dhënies me koncension “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë.

Pas regjistrimit të procedimit penal, nga ana e organit procedues janë kryer një numër jashtëzakonisht i madh veprimesh hetimore në analizë të të cilave rezulton e provuar se Ish Zëvëndësministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Dhënies së Koncensionit, është personi i cili ka kryer të gjitha veprimet e përllogaritjeve financiare. Ai ka ndryshuar disa herë këto të dhëna financiare, deri në arritjen e atyre të miratuara nga Komisioni i Dhënies së Koncensionit. Këto ndryshime janë kryer me qëllim arritjen e treguesve financiarë IRR dhe NPV, në nivele të pranuara nga Ministria e Financave, në funksion të miratimit të projektit nga Ministria e Financave. Në veprimet e përllogaritjeve financiare rezulton plotësisht e provuar se numri i ndërhyrjeve kirurgjikale është raportuar i rremë në këto dokumente, që janë paraqitur  Ministrisë së Financave. Gjithashtu në këta tregues financiar, me qëllim uljen e normës së IRR dhe NPV, i pandehuri Klodian Rjepaj, ka shtuar si zëra të kostove të shërbimit në kohëzgjatjen e koncensionit, mirëmbajtje të instrumenteve, të sistemeve dhe centralit të sterilizimit, në vlera disa herë më të larta se vlera e blerjes së tyre të reja. Gjithashtu në Krahasuesin e Sektorit Publik, si treguesi kryesor për dhënien e këtij projekti me Koncension/Partneritet Publik Privat, janë përdorur kosto të rreme të këtij shërbimi në QSUT për vitin 2013, duke vendosur vlerat e barnave dhe medikamenteve mjekësore, që nuk janë pjesë e këtij shërbimi. Kjo kosto është rritur dhe mbivlerësuar në mënyrë të rreme në masën 56.4%. Gjatë gjithë periudhës përgatitore të projektit, procedurën e tenderimit dhe dhënies së koncensionit deri në firmosjen e kontratës koncensionare, i pandehuri Klodian Rjepaj ka bashkëpunuar ngushtësisht me te pandehurin Ilir Rrapaj, me qëllim shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë, ku pjesëmarrës është me 40% subjekti tregtar “Investital Llc”, me përfaqësues po të pandehurin Ilir Rrapaj.

Për këto veprime, të pandehurit Klodian Rjepaj dhe Ilir Rrapaj, provohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Mashtrimit”, e kryer në bashkëpunim dhe me pasoja të rënda, të parashikuara si vepra penale nga nenet 143/2, 3, të K.Penal.

Ish Zëvëndësministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Dhënies së Koncensionit, si personi i cili ka bërë pasqyrat financiare dhe studimin e fizibilitetit, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të komisionit Marsela Serjani, Petro Mersini, Arben Gjata, Saimir Kadiu, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi, për të gjitha veprimet ose mosverpimet e sipërcituara, provohet plotësisht se kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe dhe 248 – 25  të Kodit Penal, pasi me veprime aktive, kanë ligjësuar këta dokumente me të dhëna të pavërteta.

Për veprimet ose mosveprimet që kanë të bëjnë me miratimin dhe nënshkrimin e kësaj kontrate koncensionare, duke i miratuar ato në kundërshtim me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore të zbatueshme për konçesionet, rezulton e provuar plotësisht, se ish Ministri i Shëndetësisë, i pandehuri Ilir Beqaj, ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të  detyrës”, e kryer në bashkëpunim, me Klodjan Rjepajn, të parashikuara nga 248 -25, të Kodit Penal.

Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi penal është proceduar me caktimin e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive, vendosur me vendimin nr. 46, datë 22.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën takuese prej 40 % të Shoqërisë  “Sani Servicve” Sh.p.k.;  Shoqërinë ‘Globalsher’ Sh.p.k. dhe asetet e saj, me ortak të vetëm të pandehurin Ilir Rapaj.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, është kryer sekuestrimi  i 40% të kuotave të shoqërisë “Sani Service” Sh.p.k.. Konkretisht, kuota që i përket subjektit tregtar “Investital Llc”, me përfaqësues të pandehurin Ilir Rrapaj, si dhe është kryer sekuestrimi i 100% të kuotave të shoqërisë “Globalsher” sh.p.k., duke u bërë dhe shënimet përkatëse në Ekstraktin Historik të Regjistrit Tregtar, për shoqërinë e mësipërme.

Janë sekuestruar dhe llogaritë bankare të subjektit “Globalsher” sh.p.k., një llogari në shumën prej 285,412,48 Euro dhe një llogari me balancë prej 113,610.93 Lekë (llogari që gjendeshin në një bankë të nivelit të dytë).

Janë sekuestruar 13 (trembëdhjetë) automjete të shoqërisë ‘Globalsher’ sh.p.k., nga të cilat 3 të marra me qira dhe 9 në pronësi të kësaj shoqërie, si dhe një pasuri e paluajtshme apartament 2+1, në pronësi të shoqërisë “Globalsher” sh.p.k., në qytetin e Vlorës.

Hetimet vazhdojnë në kuadër të procedimit penal të ndarë nr.13/1, të vitit 2020, lidhur me dyshimet për veprime në kundërshtim me ligjin nga persona subjekte të hetimit të kësaj prokurorie gjatë fazës së ekzekutimit të kontratës konçesionare etj.

 



Ju sugjerojmë

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Para
Çfarë ndodh nëse sulmohet? Shteti i SHBA-së që nuk mbrohet nga NATO

Çfarë ndodh nëse sulmohet? Shteti i SHBA-së që nuk mbrohet nga NATO

Pse shërbimet sekrete ndajnë informacione mes tyre?

Pse shërbimet sekrete ndajnë informacione mes tyre?

Arrestohet një 19-vjeçar i shpallur në kërkim, i sekuestrohet një pistoletë

Arrestohet një 19-vjeçar i shpallur në kërkim, i sekuestrohet një pistoletë
















TE FUNDIT

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
8 Qershor, 2025

Karen Bass, kryetarja e Bashkisë së Los Angeles-it, është përballur me kritika të ashpra nga republikanët dhe Presidenti Donald Trump...

Lexo më shumë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
8 Qershor, 2025

Trupat e Gardës Kombëtare mbërritën në Los Angeles në orët e para të mëngjesit të së dielës, pasi presidenti Donald...

Lexo më shumë

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
8 Qershor, 2025

Liqeni Natron ndodhet përgjatë Sistemit të Rifteve të Afrikës Lindore, një kufi pllakash tektonike divergjente që po e copëton Pllakën...

Lexo më shumë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com