Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka thumbuar Drejtoreshën e Tatimeve, Briseida Shehaj. Deputeti i Partisë Socialiste shkruan në Facebook nëse punonjësit e Tatimeve kanë inspektuar klubin në Durrës ku u mbajt koncerti i rrepistit amerikan, Chris Brown.
Braçe ka marrë shkak nga një listë e çmimeve që u kthye në virale në internet, ku çmimet për rezervimin e një tavoline shkonin deri në 3 mijë euro.
Statusi i Erjon Braçes: Po lexoj per koncertin e Chris Brown ne Durres. Me thene te drejten, me bejne pershtypje cmimet, por per tatimet. PYTJE E KAM: A ISHTE KUSH NGA TATIMET PER TE VERTETUAR XHIRON DJE NE “KONCERTIN”PARAMBLEDHJEN E CHRIS BROËN? Do ta bej pyetjen edhe zyrtarisht prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve per te kuptuar shpenzimin e djeshem, faturimin dhe TVSH e deklaruar!