Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan: SHBA-ja t’i japë fund përkëdheljes së Serbisë

2023/05/31 at 1:03 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Serbët vazhdojnë protestat në veri të Kosovës, KFOR vendos tela me gjemba

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ka bërë thirrje sot për veprim të menjëhershëm kundër Serbisë, për nxitje të dhunës dhe sulm ndaj trupave të NATO-s në Kosovë.

Përmes një reagimi për media, komuniteti shqiptaro-amerikan ka reaguar për situatën e krijuar në Veri të Kosovës, ku thotë se aktet e dhunës nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç brenda Kosovës nuk mund të kalojnë pa reagim të komunitetit ndërkombëtar.

Komuniteti shqiptaro-amerikan thotë se është e domosdoshme që SHBA dhe aleatët e saj të kuptojnë peshën e rëndë të situatës dhe të marrin një qëndrim të vendosur kundër shantazhit nga Serbia në vend të përkëdheljes së vazhdueshme ndaj provokimeve të saj.

Sipas tij, mbyllja e këtij konflikti dhe përfundimi I dhunës së ushtruar mund të arrihet duke forcuar partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, ku mund të punohet nga të dyja palët drejt arritjes së një paqeje të qëndrueshme në Ballkan.

“Aktet e serbëve etnikë që dhunshëm tentuan të hyjnë në objektet qeveritare, orkestruar direkt nga regjimi i Beogradit, dëshmojnë kërcënimet e përsëritura ndaj paqes dhe sigurisë në një kohë tejet të tensionuar në Evropë.

Këto akte dhune nga Vuçiqi dhe falangat e tij, brenda territorit sovran të Republikës së Kosovës nuk mund të kalojnë pa një reagim të ashpër nga komuniteti ndërkombëtar.

Ne jemi të shqetësuar se qëllimi i regjimit të Beogradit, në përputhje me lojalitetin e tyre ndaj Rusisë, është që konflikti të shpërthejë dhe të përhapet në vendet fqinje, duke ndezur potencialisht luftëra të reja në Ballkan – për të hapur një front tjetër në Evropë.

Është e domosdoshme që SHBA dhe aleatët e saj të kuptojnë më në fund peshën e rëndë të situatës dhe të marrin një qëndrim të vendosur kundër shantazhit nga Serbia në vend të përkëdheljes së vazhdueshme ndaj provokimeve të saj. Është thelbësore që Serbia të kuptojë përkushtimin e Perëndimit drejt paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe më gjerë, dhe se pasojat e veprimeve në kundërshtim me këtë do të jenë të rrepta.

Ne inkurajojmë Qeverinë e Kosovës dhe partitë opozitare që të ndërtojnë një front të përbashkët kundër provokimeve dhe shantazhit serb, dhe të koordinohen ngushtë me aleatin kryesor të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përkundër mungesës së fundit të masave të domosdoshme kundër Vuçiqit dhe ndërmarrjes së tij kriminale, Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar të jenë mbështetës i fuqishëm i sigurisë dhe sovranitetit të Kosovës – përkushtuar për të mbështetur demokracinë e saj pa përjashtim.

Po ashtu, para se të bëhet vonë, i bëjmë thirrje administratës amerikane që t’i japë fund politikës së saj të përkëdheljes ndaj Serbisë dhe të insistojë që çdo dialog për normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore të udhëhiqet nga SHBA dhe të ketë në qendër njohjen reciproke të Kosovës dhe Serbisë, siç është deklaruar qartë Presidenti Biden dhe katër presidentët para tij.

Duke forcuar partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, të dy vendet mund të punojnë drejt përfundimit të ciklit të dhunës dhe arritjes së një paqeje të qëndrueshme në Ballkan, duke evituar ndikimin dhe agresionin rus dhe kinez në Evropën Juglindore.

Nënshkruesit e deklaratës, Organizatat shqiptaro-amerikane: Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA), Batalioni Atlantiku – Atlantic Battalion, Federata Panshiqptare – VATRA, Shoqata Malesia e Madhe, Neë York, Shoqata Malësia e Madhe, Michigan, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan nga Illinois (KShAI), Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Shoqata Peja – Neë York, Shoqata Kraja, Shoqata Ulqini – Chicago, Shoqata Çameria, Shoqata Prespa – Chicago, Shoqata Uskana, Fondacioni Plavë Guci, Shoqata Ana e Malit, Shoqata Valët e Liqenit, Shoqata Jehona – Michigan, Fondacioni Lukaj, Dardania – Shoqata Shqiptaro-Amerikane Houston-Teksas”, thuhet në reagim./Opinion.al

Etiketa: dhuneKomuniteti Shqiptaro-Amerikankosoveserbi

Ju sugjerojmë

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador
-U tha në Opinion

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador

28 Maj, 2025 10:57 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Aktualitet

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin

28 Maj, 2025 10:37 pm
Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin
Bota

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin

28 Maj, 2025 9:32 pm
Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë
Bota

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

28 Maj, 2025 9:25 pm
I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin
Aktualitet

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin

28 Maj, 2025 9:14 pm
Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha
Politikë

Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha

28 Maj, 2025 9:00 pm
Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën
Sport

Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën

28 Maj, 2025 8:25 pm
Bashkimi Evropian heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë
Bota

Bashkimi Evropian heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

28 Maj, 2025 8:24 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët

28 Maj, 2025 7:45 pm
VIDEO/ Liderët botërorë si fëmijë, seriali u shpjegon gjeopolitikën të vegjëlve
Life Style

VIDEO/ Liderët botërorë si fëmijë, seriali u shpjegon gjeopolitikën të vegjëlve

28 Maj, 2025 7:38 pm
Para
Tensionet në veri të Kosovës, Von der Leyen: I bëj thirrje palëve të rivendosin qetësinë!

Tensionet në veri të Kosovës, Von der Leyen: I bëj thirrje palëve të rivendosin qetësinë!

Ish-kreu i “Kushtetueses” mohon akuzat për fshehje pasurie: Banesa në Golem e vëllait

Ish-kreu i "Kushtetueses" mohon akuzat për fshehje pasurie: Banesa në Golem e vëllait

Kurti: SHBA, mike e pazëvendësueshme për Kosovën. Pezullimi nga “Defender 23”, fatkeqësi

Kurti: SHBA, mike e pazëvendësueshme për Kosovën. Pezullimi nga “Defender 23”, fatkeqësi

TE FUNDIT

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador
28 Maj, 2025

Nisur nga rasti i Dritan Gjikës, kryemafiozit shqiptar që u arrestua së fundmi, sonte në “Opinion” u diskutua pikërisht se si...

Lexo më shumë

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
28 Maj, 2025

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që përcakton organizimin, funksionimin dhe fushën e veprimit të shërbimit të policimit vullnetar në...

Lexo më shumë

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin
28 Maj, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se i ka thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të mos e sulmojë Iranin, teksa...

Lexo më shumë

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë
28 Maj, 2025

Joel Le Squarnec, 74 vjeç, një ish-mjek kirurg në Francë, pritet të përballet me një dënim prej 20 vitesh burg...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com