Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komunikimi është çelësi! Problemet e të folurit te fëmijët, si duhet të veprojnë prindërit

2025/02/20 at 12:13 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Komunikimi është çelësi! Problemet e të folurit te fëmijët, si duhet të veprojnë prindërit

Fëmijë që nuk flasin ende mund të shfaqin edhe tensione apo sjellje agresive ndaj të tjerëve apo vetes.

Erges Eskiu, logopedi i ftuar në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, shpjegon se fëmijët që zhvillojnë  gjuhën me vonesë, duke mos u kuptuar nga prindi apo të tjerët, grumbullojnë tension që duan ta  shkarkojnë diku.

Sërish, çelësi mbetet te komunikimi i prindit ndërsa logopedi këshillon si duhet të veprojnë  në këto raste.

Erges Eskiu: Duhet të bëhet mobilizimi pasiv. Ne i japim alternativë fjalën, komunikimin dhe ndërkohë kur fëmija shfaq sjellje agresive, mobilizohet për një minutë, në 10 sekondat e fundit i shpjegohet fëmijës që unë do të të lëshoj pas pak por ti nuk do ta bësh sërish këtë sjellje. Nëse do ta bësh, do të të mobilizoj prapë, nuk ka nevojë për ta ofenduar, nuk ka nevojë për dhunë, vetëm për mobilizim dhe asgjë tjetër që ai të fillojë të kuptojë që komunikimi është çelësi për të zgjidhur çdo gjë dhe jo dhuna.

Mjeku shton se duhet treguar kujdes edhe me gjuhën e përdorur ndaj fëmijës, epitetet ndaj tij sepse cenojnë vetëbesimin, ndonëse kjo s’ndikon domosdoshmërisht te e folura. Çrregullimet e të folurit mund të lidhen me probleme fizike apo psikologjike.

Erges Eskiu: Mund të ndodhë që të kemi një lindje normale, por që në një fraksion sekondi të mos oksigjenohet truri dhe të kemi një paralizë cerebrale infantiile, pra mund të kemi hipotomi totale muskulore dhe fëmija edhe pse mund të shkojë 2 apo 3 vjeç, ende s’i ka marrë këmbët sepse e ka muskulaturën e dobët, ka të vjella nga goja ose dalin jargë, gjuha është e dobët, muskulatura e gjuhës, e gojës është e dobët dhe nuk ka mundësi të prodhojë fjalë. Ndonjëherë edhe procesi i frymëmarrjes-frymënxjerrjes nuk është në nivelin e duhur për të prodhuar zë dhe për të folur normalisht, këto kanë nevojë për fizioterapi që në fillim dhe logopedi në moshë më të hershme.

Spektri i autizmit mund të jetë gjithashtu një faktor, por prindërit nuk duhet të panikosen. Problemet e të folurit nuk lidhen domosdoshmërisht me autizmin sepse ai karakterizohet nga sjellje tipike.

Erges Eskiu: Edhe spektri i autizmit jep problem në të folur, por jo çdo problem në të folur lidhet me autizmin.

Aldo: Mos të tremben prindërit që dëgjojnë tani.

Erges Eskiu: Jo, nuk kanë pse tremben prindërit. Në qoftë se fëmija juaj ka probleme në të folur por nuk shfaq sjellje tipike, nuk bën një veprim të përsëritur në kohë, fëmija juaj nuk ka problem  socializimi, pra e pranon kontaktin fizik, luan dhe qesh me shokët dhe shoqet, do të thotë që nuk ka asnjë problem me spektrin autik, thjesht do nxitje për të folur. Nëse fëmija është me një fjalë, prindi do të duhet të duhet të fusë një fjalë të dytë. Nëse fëmija kërkon me gisht “ujë, ujë”, nëna duhet t’i thotë “dua ujë” ose “mami  ujë”. Do të thoja edhe një gjë, ndotja e mjedisit ka sjellë një rritje të autizmit ose është vënë re që ka një lidhje mes ndotjes së mjedisit dhe autizmit. Në zonat urbane, çrregullimet e spektrit autik janë më të  larta. Në nivel global, 1 në 100 fëmijë është me autizëm, ndërsa në Amerikë kjo shkon 1 në 36. Ndotja e mjedisit nitrogjeni, bakri, kimikatet të cilat përdoren në zbutjen e plastikës, mund të japin dëmtim të metabolizmit qelizor, dëmtim të sistemit nervor dhe kanë bërë që të rritet spektri autik./tvklan

Ju sugjerojmë

Ministri izraelit i mbrojtjes: Do të ndërtojmë shtet hebre në Bregun Perëndimor
Bota

Ministri izraelit i mbrojtjes: Do të ndërtojmë shtet hebre në Bregun Perëndimor

30 Maj, 2025 4:20 pm
Dita e fundit e aplikimeve, interes i lartë nga fermerët
Aktualitet

Dita e fundit e aplikimeve, interes i lartë nga fermerët

30 Maj, 2025 4:04 pm
NYT: Elon Musk përdor ekstazi, kërpudha halucinogjene dhe ketaminë
Bota

NYT: Elon Musk përdor ekstazi, kërpudha halucinogjene dhe ketaminë

30 Maj, 2025 3:56 pm
Kreu 3 vjedhje brenda një jave, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
Aktualitet

Kreu 3 vjedhje brenda një jave, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

30 Maj, 2025 3:43 pm
Koncerti “Keinemusic” në Tiranë, Ristani: Një nga eventet më të mëdha të vitit
Aktualitet

Koncerti “Keinemusic” në Tiranë, Ristani: Një nga eventet më të mëdha të vitit

30 Maj, 2025 3:27 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Kryen veprime të turpshme me 12-vjeçaren, nis hetimi për dy adoleshentët

30 Maj, 2025 3:11 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Përndoqi 24 vjeçaren dhe dogji kabinën elektrike të një pallati, arrestohet i riu

30 Maj, 2025 2:52 pm
Rubio: Administrata Trump po riorganizon DASH-in
Aktualitet

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Nga emigrimi masiv përfitojnë trafikantët

30 Maj, 2025 2:46 pm
Ngrohja globale rrafshoi fshatin në Zvicër, detajet që japin ekspertët
Bota

Ngrohja globale rrafshoi fshatin në Zvicër, detajet që japin ekspertët

30 Maj, 2025 2:31 pm
Akuzat e Rusisë se furnizoi Ukrainën me armë, Serbia: Do t’i hetojmë
Rajoni

Akuzat e Rusisë se furnizoi Ukrainën me armë, Serbia: Do t’i hetojmë

30 Maj, 2025 2:25 pm
Para
Tjetër aksident ajror në SHBA! Përplasen dy avionë në Arizona, konfirmohen dy viktima 

Tjetër aksident ajror në SHBA! Përplasen dy avionë në Arizona, konfirmohen dy viktima 

Ish-prokurori i Vlorës akuzohet për korrupsion/ GJKKO kalon per gjykim dosjen ndaj Zarkës

Ish-prokurori i Vlorës akuzohet për korrupsion/ GJKKO kalon per gjykim dosjen ndaj Zarkës

Fushë-Krujë/ Përndiqte në mënyrë të vazhdueshme katër vajza të mitura, vihet në pranga 41-vjeçari

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Pogradec, arrestohet 37-vjeçari

TE FUNDIT

Ministri izraelit i mbrojtjes: Do të ndërtojmë shtet hebre në Bregun Perëndimor

Ministri izraelit i mbrojtjes: Do të ndërtojmë shtet hebre në Bregun Perëndimor
30 Maj, 2025

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, u zotua se do të ndërtojë një “shtet hebre izraelit” në Bregun e...

Lexo më shumë

Dita e fundit e aplikimeve, interes i lartë nga fermerët

Dita e fundit e aplikimeve, interes i lartë nga fermerët
30 Maj, 2025

Blegtorët në juglindje të vendit e kanë dëgjuar thirrjen e autoriteteve dhe janë grupuar për të përfituar nga skemat mbështetëse...

Lexo më shumë

NYT: Elon Musk përdor ekstazi, kërpudha halucinogjene dhe ketaminë

NYT: Elon Musk përdor ekstazi, kërpudha halucinogjene dhe ketaminë
30 Maj, 2025

Në muajt e kaluar përkrah Donald Trump, Elon Musk dyshohet se përdori narkotikë pavarësisht deklaratave të tij se ishte kundër...

Lexo më shumë

Kreu 3 vjedhje brenda një jave, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

Kreu 3 vjedhje brenda një jave, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
30 Maj, 2025

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 33-vjeçar, pasi vodhi 3 herë, pajisje elektronike dhe sende me vlerë, gjatë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com