TIRANE-Forcat xheniere kanë kryer shpërthimin e kontrolluar të pakos së dyshimtë, e dyshuar për lëndë plasëse që u gjet poshtë një makine në qendrën Kristal, tek Komuna e Parisit. Mendohet se pako e dyshimtë është tritol dhe ishte vendosur poshtë një makine. Drejtuesi i mjetit ka njoftuar policinë rreth orës 11:00. Pakoja e dyshimtë medohet se ka rënë kur automjeti lëvizi nga parkingu.