Mëngjesin e 6 Korrikut në moshën 92-vjeçare, u shua kompozitori i njohur italian Ennio Morricone. Avokati i tij njoftoi se mjeshtri i madh i kishte shkruar vetë fjalët e nekrologjisë, të cilën e lexoi avokati i tij.
Nekrologjia e shkruar nga vetë Morricone
Unë, Ennio Morricone vdiqa. E njoftoj para miqve që më ndenjën pranë, por edhe atyre që kasha më larg dhe që i përshëndes me dashuri. Në pamundësi t’i përmend të gjithë veçoj Pepuçon dhe Robertën, miq të dashur shumë prezentë në këto vite të fundit të jetës sime. Ka një arsye që më shtyn t’i përshëndes të gjithë kështu dhe të kem një funeral privat. Nuk dua të bezdis askënd. Përshëndes me dashuri Ines, Laura, Sara, Enzo dhe Nolbert. Kujtoj me dashuri motrat dhe të dashurit e tyre duke u thënë sa i dua. Përshëndes me ndjenjë të thellë fëmijët e mi dhe nipërit, Shpresoj që e kanë kuptuar sa shumë i dua. E fundit Maria, për dashurinë e jashtëzakonshme që na mbajti bashkë dhe që më vjen keq ta braktis. Për të shkon lamtumira ime më e dhimbshme./Opinion.al