Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kompensimi i dritave, vendimi i ri për tri kategori pensionistësh

2016/04/07 at 5:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kompensimi i dritave, vendimi i ri për tri kategori pensionistësh

Qeveria do të ndryshojë edhe një herë kushtet për të përfituar kompensimin e energjisë elektrike.

Bëhet fjalë për shtesën prej 648 lekë në muaj që përfitojnë familjet e pensionistëve që nga janari i vitit të kaluar, për shkak të rritjes së çmimit të energjisë.

“Panorama” ka siguruar projektvendimin, i cili favorizon dy kategori të tjera pensionistësh dhe penalizon ata që s’kanë konsum energjie.

DY KATEGORITË SHTESË

Në vendimin për kompensimin e energjisë parashikohen të bëhet tre ndryshime. Kategoria e parë që do të përfitojë kompensimin, që deri dje nuk e merrte, është ajo e pensionistëve të cilët kanë emër tjetër në librezën e dritave. Ja si ndryshon vendimi në këtë pikë: “Në rastet kur në të njëjtën familje ka dy pensionistë të vetëm dhe kontrata është në emër të pensionistit jo kryefamiljar, kompensimin e përfiton pensionisti në emër të të cilit është kontrata e energjisë”.

formulari

Ky ndryshim prek rastet kur kontrata është në emër të bashkëshortes së pensionistit. Në këto raste, edhe pse pensionisti kryefamiljar i plotësonte kushtet për kompensim energjie, ai me vendimin aktual nuk e përfiton atë. Me ndryshimin e ri, familja mund të marrë kompensim dhe ky i shkon atij/asaj që ka emrin në librezën e energjisë. Kategoria tjetër ka të bëjë me rastet kur libreza është në emër të kryefamiljarit të vdekur.

Me vendimin aktual, kompensimi nuk mund të merret, por vendimi i ri i qeverisë lehtëson këtë kategori. Ja si bëhet ndryshimi: “Në rastet kur si e ardhur e vetme e familjes është pensioni familjar dhe kontrata është në emër të kryefamiljarit pasjetues, të fëmijëve ose në emër të kryefamiljarit të vdekur, kompensimi u akordohet personave përfitues të pensionit familjar”. Ky ndryshim u jep zgjidhje përfitimi edhe pensioneve familjare, që deri sot janë të përjashtuar nga kompensimi.

KATEGORIA QË PENALIZOHET

Por vendimi i ri ka edhe një kategori që penalizohet nga kompensimi i energjisë. Bëhet fjalë pëp shtëpitë që janë në emër të pensionistëve, por janë të mbyllura, pra nuk konsumojnë energjisë.

Duke mos konsumuar nuk përfiton kompensim. Ja si e parashikon penalizimin qeveria në vendimin e ri: “Edhe nëse përfituesi plotëson kriteret e përfitimit, kompensimi nuk përfitohet nëse nuk ka konsum të energjisë elektrike dhe paguhet vetëm tarifa fikse e shërbimit”. Pra, kush nuk konsumon energji, nuk përfiton kompensimin.

KUSHTET PËR KOMPENSIM ENERGJIE

Janë disa dokumente dhe kushte që duhen plotësuar për të përfituar kompensimin e energjisë elektrike.

Sipas ISSH-së, “Dokumentet që duhet të dorëzojnë janë kopje e kontratës me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë në emrin e vet, kopje e librezës ose faturës së likuiduar që vërteton që e paguajnë energjinë e konsumuar, certifikatë familjare për të vërtetuar që janë kryefamiljarë të vetëm ose kanë persona të tjerë të familjes në moshë pune, si dhe një deklaratë që plotësohet pranë sporteleve të agjencive tona. Verifikimi nëse pjesëtarët e tjerë të familjes janë të papunë punëkërkues bëhet nga ana jonë zyrtarisht në zyrat e punës.”/Panorama

Ju sugjerojmë

Arrestohen 6 persona, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit
Aktualitet

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve/PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në…

23 Maj, 2025 11:00 pm
Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen
Aktualitet

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

23 Maj, 2025 10:47 pm
Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!
Bota

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!

23 Maj, 2025 9:53 pm
“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar
Aktualitet

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

23 Maj, 2025 9:39 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Operacioni ndërkombëtar “Ura”, GJKKO lë në burg 11 të arrestuarit

23 Maj, 2025 9:26 pm
Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria
Aktualitet

Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria

23 Maj, 2025 9:17 pm
Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve
Aktualitet

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

23 Maj, 2025 9:10 pm
Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës
-Shëndeti

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

23 Maj, 2025 8:59 pm
Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë

23 Maj, 2025 8:36 pm
Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA takim me Dumanin, Prodën dhe Hoxhën
Aktualitet

Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA takim me Dumanin, Prodën dhe Hoxhën

23 Maj, 2025 8:13 pm
Para
Video/ Vdiq nga zemra apo u vra nga polici, tifozi në Vlorë?

Daja i tifozit: Nuk vdiq aksidentalisht, por është shtyrë nga polici

Google earth filmon UFO në Tokë

Google earth filmon UFO në Tokë

“Panama papers”, biznesmeni partner i PD dhe Sali Berisha

“Panama papers”, biznesmeni partner i PD dhe Sali Berisha

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve/PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në…

Arrestohen 6 persona, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit
23 Maj, 2025

Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD)-ASHM) i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi certifikoi sot rezultatet...

Lexo më shumë

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen
23 Maj, 2025

GJKKO ka publikuar vendimin për verifikimin e masave të sigurimit për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”. Gjyqtarja Rudina Palloj...

Lexo më shumë

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!
23 Maj, 2025

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se prioriteti i vendit të tij është dërgimi i ndihmave humanitare në...

Lexo më shumë

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar
23 Maj, 2025

Një qytetare nga Tirana është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se prej disa ditësh...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com