Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kompania zhyt qytetarin 100 milionë Lekë pa i ofruar fare shërbim

2024/03/13 at 10:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kompania zhyt qytetarin 100 milionë Lekë pa i ofruar fare shërbim

“Stop” ishte në Jonufër Vlorë, pasi qytetari Fatmir Celoaliaj tregon se është bërë viktimë e filialit ALBtelecom Vlorë.


Ai sot i detyrohet 100 milionë për një shërbim të paofruar linje telefonike dhe interneti dhe disa dokumente të falsifikuar të bërë në emrin e tij.

“Këta morën dokumentet, arritën të më sillnin këtu kontratën. Ai tha do të sjell linjën në Jonufër, internet, do vinte kompjutera poshtë që t’i kishte për pushuesit pasi këtu nuk kishte asnjëri sallë interneti për të rinjtë. Si ide mua më pëlqeu. Erdhi më solli kontratën, është firmosur nga mua në Gusht të 2005. Kontrata e shkruar nga ALBtelecom-i dhe e nënshkruar nga mua në gusht të 2005 do sillnin linjën në Jonufër, një linjë që mua nuk më erdhi asnjëherë, as sot e kësaj dite nuk ka ALBtelecom-i vlorë, deri tek vilat e qeverisë. Këtu nuk ka linjë”, tha Celoaliaj.

Fatmiri me kamera të fshehtë, shkon në drejtorinë qendrore në Tiranë, ku takon juristen e Albtelecom.

Kjo e fundit pranon, që shërbimi nuk është ofruar, pasi ALBtelecom nuk ka linjë në Jonufër të Vlorës.

Sipas juristes, është gjykata, që ka vendosur dhe duhet zbatuar vendimi i saj.

Por përfaqësuesja ligjore e kompanisë, i sugjeron Fatmirit, të marrë një avokat të mirë për në Gjykatën e Lartë, pasi kjo e fundit ka rikthyer dosjen.

Fatmir Çeloaliaj: Këtë linjë të pa ofruar asnjë herë…, po e di është shkrimi im…

Juristja e Albtelekom: Lëre atë, është firmosur ajo kontratë, vetëm ajo të ka implikuar, që është emri jot… çfarë të të thotë Suela…?! Tani e ka Gjykata e Lartë.

Fatmir Çeloaliaj: Gjykata e Lartë e ka çuar për t’u rigjykuar, jo se…

Juristja e Albtelekom: S’e di, çfarë të them. Gjej një avokat të zotin dhe t’i bësh gjërat shtesë…! Shumë mirë!

Fatmir Çeloaliaj: Dëgjo këtu, se kjo s’ka by**ë, ku të rrijë! Kjo linjë e paofruar, ia ke montuar Alfred Emini. Ja, ku thotë ky për këtë dosje!

Juristja e Albtelekom: E di, se ky na i bëri tetëshin…

Fatmir Çeloaliaj: Ky na bëri tetëshin, e di ti. Po të kishte kurajon civile, të thoje në gjykatë, që ky mavria ka mashtruar gjithë dynjanë, erdhi mashtroi…

Juristja e Albtelekom: Po si, ne do marrim lekët…

Fatmir Çeloaliaj: Po si do të marrësh lekët ti, me një linjë të pa ofruar..?

Juristja e Albtelekom: Po merr avokat, ta thotë këtë fjalë, o Celo!

Fatmir Çeloaliaj: Pse, se nuk kisha avokat të mirë unë edhe…?

Juristja e Albtelekom: Nuk po të them këtë.

Fatmir Çeloaliaj: Ti do 14 km, që të vish tek mua. Linjën s’ma ke montuar mua, ia ke montuar Alfred Eminës. Ai thotë, do t’i paguaj paratë.

Juristja e Albtelekom: Po çfarë deshe, që vajte nënshkrove me Alfredin?

Fatmir Çeloaliaj: Ja dhe shkrimi i atij maskarait, ja shkrimi im! Kush është, s’ka dalë…

Juristja e Albtelekom: Po mirë, ne e dimë këtë, që edhe në shkallë të parë me akt-ekspertimi doli, që ishte e falsifikuar.

Fatmir Çeloaliaj: Atë po them, që tek civilja të thoni ashtu siç është, që linja në Jonufër nuk ka ardhur asnjëherë! Po pse nuk e thoni si burrat: “këtë linjën nuk e kemi sjellë në Jonufër”…

Juristja e Albtelekom: Po e kemi thënë pra, linja është vënë në këtë vend.

Çështja në fjalë kaloi për gjykim ku në Shkallë të Parë dhe Apel Celoaliaj fitoi, por ALBtelecom e çoi në Gjykatën e Lartë e cila e ktheu për rishqyrtim. Më tutje gjykatat vendosën që pronari i hotelit që nuk ka pasur kurrë shërbimin e internetit siç u ofruar rezulton debitor.

“Gjatë gjykimit del që unë, vetë pohuar nga drejtori, kryeinxhinieri, punëtorët, që janë në dosjen e prokurorisë, që nuk është gjykuar asnjëherë kjo dosje. Kjo dosje nuk shkoi në gjykatë pasi u pezullua. Një aktmarrëveshje e shkruar po në atë kohë, Alfred Emina thotë në rast se do të paguhen do t’i ngarkohen Fatmir Celoalisë këto lekë, do t’i paguaj unë. Ky është gabimi që unë kam bërë. Më mirë të shkonte në burg Alfred Emina që atë ditë dhe unë do të isha i qetë sot. Prandaj u pezullua kjo çështje. Gjykatën, avokatin dhe ekspertët do t’i paguante Alfred Emina. Unë thashë me këtë marrëveshjen do të paguajë lekët. Unë as avokat nuk kam pasur. Fitova gjyqin, edhe në Apel. ALBtelecom shkoi në Gjykatën e Lartë dhe Gjykata e Lartë se unë nuk kam paguar asnjë lek dhe nuk kam ndërmend të paguaj asnjë lek. Unë kërkoj vetëm drejtësi. Gjykata e Lartë e ktheu në Gjykatë të Apelit, Gjykata e Apelit në Shkallë të Parë. Gjykata e Vlorës pasi u kthye, në gjykimin e Shkallës së Parë ka qenë në mos gabohem Arqile Basha dhe thotë këto lekë do t’i paguajë Fatmir Celoaliaj. Gjykata e Apelit lë atë po nuk u ndien fare dhe përfundoi në zyrën e përmbarimit në Tiranë”, tha Celoaliaj.



Ju sugjerojmë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
Aktualitet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

6 Qershor, 2025 11:32 am
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Para
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023

Horoskopi ditor, e enjte 14 mars 2024 

Temperaturat arrijnë 33 gradë C, parashikimi i motit për sot në vendin tonë

Temperatura deri në 20 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 

Dita e Verës, Rama: Ju uroj një pranverë të bukur 

Dita e Verës, Rama: Ju uroj një pranverë të bukur 
















TE FUNDIT

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
6 Qershor, 2025

Katër persona janë vrarë ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur përgjatë natës në Kiev, si pasojë e sulmeve me raketa...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
6 Qershor, 2025

Pas 11 vitesh, Shqipëri-Serbi do të “ndeshen” përsëri në fushën e blertë. Dy vende, dy skuadra dhe një histori mes...

Lexo më shumë

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
6 Qershor, 2025

Në Përmet, thellë në luginën spektakolare të Vjosës në jug të Shqipërisë, trëndafilat çmohen dhe përfshihen më shumë se kudo...

Lexo më shumë

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
6 Qershor, 2025

Policia e Lezhës ka arritur të godasë një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza dhe një rast i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com