Ministri i Transporteve, Edmond Haxhiansto, gjatë fjalës së tij, la të kuptohet se edhe Aeroporti i Kukësit mund të jepet me koncension ku hungarezet e “Wizz Air”mund të jenë koncensionari i ri për aeroportet në Shqipëri.
Hapja e Aeroportit të Kukësit është konsideruar si një domosdoshmëri, e cila do të pasohet me ardhjen e kompanive të fluturimeve “Low Cost” (me çmime të ulëta) pasi ato që operojnë në Aeroportin e Rinasit janë kompani ‘Premium” dhe operojnë me çmimet më të larta të biletave në rajon, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërsa ardhja në Shqipëri e kompanive “Low Cost” sigurisht që do të ushtrojë një presion për ulje të çmimit të biletave për kompanitë “Premium” që operojnë në Rinas.
Ndërkohë, Aeroporti i Kukësit ka ngjallur interesin e kompanive evropiane “Low Cost”./Koha Ditore