Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kompania egjiptiane i kthen mbetjet plastike në materiale ndërtimi

2024/09/08 at 8:41 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kompania egjiptiane i kthen mbetjet plastike në materiale ndërtimi

Industria e ndërtimit dhe pasuritë e paluajtshme shihen gjerësisht si forca lëvizëse e rritjes ekonomike të Egjiptit.

Por sipas të dhënave qeveritare, industritë e ndërtimit dhe prodhimit janë përgjegjëse për 23% të ndotjes me dioksid karboni.

Ndërkohë, një kompani po i shfrytëzon mbetjet plastike për të prodhuar pllaka që mund të përdoren në industrinë e ndërtimit. Synimi është që industria e ndërtimit të përshtatet në mënyrë tillë që të pakësojë sa më shumë ndotjen.

Kjo fabrikë prodhon pllaka për industrinë e ndërtimit. Por po ta shikosh nga afër, makineritë mbushen me një material të pazakontë, mbetje plastike.

Firma egjiptiane “TileGreen” u themelua tre vjet më parë me synimin për të zhvilluar një teknologji të re për të transformuar mbetjet plastike në pllaka pa çimento. Khaled Raafat është bashkëthemelues dhe shef i teknologjisë për kompaninë “TileGreen”.

“Kemi shpikur një teknologji dhe proces industrial që transformon të gjitha mbetjet plastike, kryesisht ato me vlerë të ulët, në materiale ndërtimi. Lënda e përftuar nga mbetjet plastike, e cila zëvendëson betonin, përzihet me rërë apo zhavorr për të prodhuar materiale të ndryshme ndërtimi”.

Copëzat e vogla plastike përzihen me rërë për të krijuar një substancë për prodhimin e produktit përfundimtar. Burimi kryesor i firmës janë mbetjet e padëshiruara plastike që zakonisht përfundojnë në koshat e mbeturinave ose hidhen në rrugë, si qeset apo kutitë plastike që nuk riciklohen.

Firma “TileGreen” ka dy objektiva, prodhimin e materialeve të ndërtimit që nuk dëmtojnë mjedisin dhe reduktimin e mbetjeve në Egjipt, thotë Khaled Raafat, bashkëthemelues i kompanisë.

“Egjipti prodhon rreth 4.5 milionë tonë mbetje plastike në vit. Shkalla e riciklimit është diku midis 10 dhe 15 për qind, shumë më mirë se vendet fqinje. Kjo tregon mungesën e madhe të riciklimit dhe se mbetjet plastike përfundojnë atje ku nuk duhet”.

Sipas nismës globale për mjedisin “Black to Blue”, Egjipti është përgjegjës për 43% të mbetjeve plastike të hedhura çdo vit në Detin Mesdhe.

Profesori i inxhinierisë mjedisore në Universitetin Amerikan të Kajros, Mohamed El Zayet, thotë se prodhimi i pllakave pa çimento nga firma “TileGreen” mund të ndihmojë në zbutjen e ndikimit të jashtëzakonshëm që ka industria e ndërtimit tek mjedisi.

“Ndikimi tek mjedisi i kësaj industrie fillon që nga procesi i prodhimit të materialeve të ndërtimit si tullat, çimentoja, çeliku apo materiale të tjera. Gjatë procesit të prodhimit të tyre çlirohen elementë ndotës që përfundimisht ndikojnë tek ndryshimet klimatike. Për shembull, prodhimi i një kilogram çimentoje çliron gati një kilogram dioksid karboni, element që shkakton efektin serrë. Industria e ndërtimit ka një ndikim të tmerrshëm tek mjedisi”.

Industria e ndërtimit dhe pasuritë e paluajtshme shihen gjerësisht si forca lëvizëse e rritjes ekonomike të Egjiptit. Sipas të dhënave të vitit 2022 nga Banka Qendrore e Egjiptit, të dy sektorët janë përgjegjës për 19% të prodhimit të brendshëm bruto.

Sipas të dhënave qeveritare, industritë e ndërtimit dhe prodhimit janë përgjegjëse për 23% të ndotjes me dioksid karboni.

Një fabrikë e vogël e firmës “TileGeen” që ndodhet rreth 80 kilometra në lindje të Kajros, prodhon rreth 5000 pllaka në muaj.

“Aktualisht po prodhojmë pllaka që ndërlidhen por mund të prodhojmë edhe tulla ndërtimi, shtylla dhe prodhime të ndryshme parafabrikate. Teknologjia jonë mund të shfrytëzohet për të prodhuar më shumë se 40 produkte”, thotë Khaled Raafat, bashkëthemelues i firmës “TileGreen”.

Kompania ka prodhuar pllaka të ndryshme për disa projekte zhvillimi të kompanive të pasurive të paluajtshme./VOA

Ju sugjerojmë

Keqmenaxhim i fondeve bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro
Rajoni

Keqmenaxhim i fondeve bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro

17 Qershor, 2025 7:00 pm
Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran
Bota

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

17 Qershor, 2025 7:00 pm
Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar
Aktualitet

Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar

17 Qershor, 2025 6:46 pm
Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
Bota

Trump: Kemi kontroll të plotë mbi qiellin e Iranit!

17 Qershor, 2025 6:34 pm
Ministri Taulant Balla pret në Tiranë djalin e Hashim Thaçit
Politikë

Ministri Taulant Balla pret në Tiranë djalin e Hashim Thaçit

17 Qershor, 2025 6:25 pm
Luftrat në Lindjen e Mesme, eksperti: Europa ka treguar se ka pasur një rol të vakët
Bota

Luftrat në Lindjen e Mesme, eksperti: Europa ka treguar se ka pasur një rol të vakët

17 Qershor, 2025 6:16 pm
SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet
Bota

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet

17 Qershor, 2025 5:58 pm
Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite
Bota

Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite

17 Qershor, 2025 5:48 pm
Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen
Sport

Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen

17 Qershor, 2025 5:35 pm
Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan
Kryesore

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan

17 Qershor, 2025 5:08 pm
Para
Shëngjini i mbushur me pushues edhe në Shtator

Shëngjini i mbushur me pushues edhe në Shtator

Nga nesër pritet përkeqësim i motit/ Drejtoria Detare në Vlorë: Mjetet e vogla lundruese të marrin masa

Nga nesër pritet përkeqësim i motit/ Drejtoria Detare në Vlorë: Mjetet e vogla lundruese të marrin masa

Skandal te Kombëtarja e Kosovës/ 3 futbollistë përjashtohen nga grumbullimi

Skandal te Kombëtarja e Kosovës/ 3 futbollistë përjashtohen nga grumbullimi

TE FUNDIT

Keqmenaxhim i fondeve bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro

Keqmenaxhim i fondeve bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro
17 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ka vendosur një gjobë prej gati 400 milionë euro për Greqinë, për shkak të keqmenaxhimit të fondeve bujqësore...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran
17 Qershor, 2025

Izraeli ka paralajmëruar se sulme “të mëdha” në Teheran janë në ardhje, derisa presidenti amerikan, Donald Trump pritet të takohet...

Lexo më shumë

Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar

Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar
17 Qershor, 2025

Media greke “Protothema” i ka kushtuar një artikull biznesmenit më të madh shqiptar, Samir Mane, duke përshkruar suksesin e tij...

Lexo më shumë

Trump: Kemi kontroll të plotë mbi qiellin e Iranit!

Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
17 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Turmp ka reaguar sërish ditën e sotme lidhur me përplasjet midis Iranit dhe Izralit. Përmes një postimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com