Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kompania angleze reagon për vdekjen e Klement Çupit: E kishte zemrën flori

2019/12/03 at 3:00 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kompania angleze reagon për vdekjen e Klement Çupit: E kishte zemrën flori

Klement Çupi është një prej viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, cili luftoi 16 orë nën rrënojat e pallatit në Thumanë për të mbijetuar, por fatkeqësisht nuk ia doli.

Çupi do të mbahet mend si simboli i rezistencës, ai arriti të komunikonte për disa orë me ekipin e kërkim-shpëtimit si dhe persona e tjerë. 34-vjeçari dhe pse ishte i plagosur rëndë buzëqështe dhe para se të humbiste jetë piu dhe një cigare nën rrënoja.

Ai u shua për shkak të gjakderdhjes, pak pasi ekipet e shpëtimit e nxorën nga rrënojat. Bashkë me të, në këtë tragjedi u shuan edhe prindërit e tij, Hajredin dhe Lutfije Çupi. I vetmi që mbijetoi ishte djali i vogël i familjes, Micoli, 31 vjeç.

Klement vetëm pak ditë më parë ishe kthyer nga Anglia, ku jetonte prej disa vitesh. Ai ishte kthyer në Shqipëri që të qëndronte për pak kohë me familjen e tij.

Ai punonte Oxford ku dhe kishte nisur të ndërtonte jetën e tij jashtë Shqipërisë, por fati i keq nuk deshi që Klementi të jetonte ende.

Lidhur me vdekjen e 34-vjeçarit ka reaguar edhe kompania në të cilën ai punonte, kompania 001 Taxis përmes rrjeteve sociale ka shprehur ngushëllime për vdekjen e të riut shqiptar.

Në këtë reagim, ndër të tjera, kompania shkruan se “Klement ishte gjithnjë duke qeshur, gjithnjë duke bërë shaka dhe e kishte zemrën flori.”

“Me hidhërim të madh duhet të njoftojmë se humbën një prej shoferëve tanë të mrekullueshëm, Klement Çupin, në tërmetin tragjik në Shqipëri. Klement ishte gjithnjë duke qeshur, gjithnjë duke bërë shaka dhe e kishte zemrën flori. Atë e donin të gjithë ata që patën fatin ta njihnin. Është një humbje e madhe për të gjithë stafin e 001, shoferët, përfshirë edhe klientët. Klementi shkoi në shtëpi në fundjavë që të kalonte kohë me familjen përpara sezonit festiv. Tragjedia i goditi teksa po flinin gjumë. Fatkeqësisht, edhe prindërit e Klementit u shuan gjithashtu”.

Për t’i ardhur në ndihmë kësaj familjeje, kompania angleze ka vënë gjithashtu në dispozicion një llogari online, për të mbledhur të ardhura, ku gjithsecili mund të kontribuojë.

“Tanimë ne po mbledhim donacione për të mbështetur pjesëtarët e tjerë të familjes, që humbën 3 prej tyre. Më poshtë keni një link ku mund të dhuroni për këtë kauzë që buron nga zemra. Duam gjithashtu të falenderojmë të gjithë shoferët dhe stafin që kanë dhuruar tashmë. Bujaria juaj ka qenë prekëse dhe familja ju është shumë mirënjohëse. Dhuroni: https://bit.ly/2OJBqUV“.

Kelment Çupi kishte emigruar drejt Oxfordit që në moshë të re. Ai kishte studiuar në këtë qytet dhe më pas kishte punuar në një lokal në Gloucester Green si menaxher. Disa vite më parë, ai kishte nisur punë si taksist për 001 Taxis./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

U arratis si në filma, zbulohet skema, Taulant Tomën e kërkon gjithë Italia
Kronikë

U arratis si në filma, zbulohet skema, Taulant Tomën e kërkon gjithë Italia

8 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?
Kryesore

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?

8 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar
Kronikë

Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar

8 Dhjetor, 2025 1:01 pm
8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën
Kryesore

8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën

8 Dhjetor, 2025 12:27 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Emri/ Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë

8 Dhjetor, 2025 10:20 am
Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë
Life Style

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

8 Dhjetor, 2025 10:01 am
Trump akuzon Zelenskyyn: Ti dhe Joe Biden keni lejuar fillimin e luftës në Ukrainë
Bota

Trump: Zelensky nuk është gati të pranojë marrëveshjen e paqes të hartuar nga SHBA

8 Dhjetor, 2025 9:42 am
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

8 dhjetori, Begaj: Lëvizja studentore i hapi rrugën Shqipërisë evropiane

8 Dhjetor, 2025 9:26 am
8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë
Aktualitet

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

8 Dhjetor, 2025 8:41 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Kryesore

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025 8:40 am
Para
SHBA do të “godasë” sërish Huawei-n

SHBA do të "godasë" sërish Huawei-n

Si të lehtësojmë efektet e ndryshimeve klimatike, tri objektivat kyçe

Si të lehtësojmë efektet e ndryshimeve klimatike, tri objektivat kyçe

Vizita e Trump në El Paso kundërshtohet nga anëtarët e komunitetit

Trump akuzon Iranin: Po vret protestuesit

TE FUNDIT

U arratis si në filma, zbulohet skema, Taulant Tomën e kërkon gjithë Italia

U arratis si në filma, zbulohet skema, Taulant Tomën e kërkon gjithë Italia
8 Dhjetor, 2025

Zbardhen detaje të reja nga arratisja spektakolare nga burgu i sigurisë së lartë i Operas në Itali të 41-vjeçarit shqiptar...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?
8 Dhjetor, 2025

Partitë politike në Kosovë, të dielën para mesnatës kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e tyre garuese për...

Lexo më shumë

Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar

Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar
8 Dhjetor, 2025

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim një tjetër person, i cili dyshohet si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit...

Lexo më shumë

8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën

8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën
8 Dhjetor, 2025

PD bëri homazhe në bustin e Azem Hajradit në Qytet Studenti duke kujtuar 8 dhjetorin e studentëve të vitit 1990, lëvizje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com