Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kompania amerikane pengohet të investojë prej zvarritjeve gjyqësore

2020/02/06 at 8:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kompania amerikane pengohet të investojë prej zvarritjeve gjyqësore

Gjykata Administrative nisi sot shqyrtimin e padisë së kompanisë “Albanian Duty Free Development” ADFD ndaj ministrisë së financave për të vazhduar veprimtarinë në zonën duty free të Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Kompania shqiptare pretendoi se licensa iu hoq pa të drejtë dhe se duhej të vazhdonte punën me një rinovim automatik të kontratës.


Por një vit më parë, në shkurt 2019, Tirana International Airport TIA e kishte njoftuar këtë kompani se oferta e saj nuk ishte e suksesshme dhe qysh prej muajit korrik TIA ka shpallur fituese në një garë të hapur kompaninë amerikane International Cruise Duty Free, ICDF.

Proçeset gjyqësore po mbajnë pezull fillimin e veprimtarisë së kompanisë amerikane në mjediset e aeroportit, e cila qysh prej gushtit nuk po mundet të marrë zotërim shitoret e zonës duty free në aeroportin “Nënë Tereza”. Gjykata pritet të shpallë vendimin më 11 shkurt.

“Dhoma Amerikane e Tregtisë ka ndjekur me shumë vëmendje rastin e investuesit amerikan “International Cruise Duty Free”. Ky investitor ka ardhur në Shqipëri në vitin 2019, ka lidhur një kontratë me Aeroportin e Rinasit, TIA pasi ka fituar një tender. Planifikon të investojë 3 milion dollarë në Shqipëri ndërkohë që është ndeshur me pengesa të vazhdueshme nga gjykatat, pengesa që nuk kanë të bëjnë me të direkt dhe që na duken absurde. Jemi të shqetësuar për ngjarjen, jo vetëm për investuesin amerikan në fjalë, por për mesazhin negativ që i jepet investuesve të huaj që duan të vijnë në Shqipëri. Për këtë arsye po e ndjekim situatën me shumë vëmendje” – tha drejtuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço.

Përfaqësuesja e kompanisë shqiptare Duty Free ADFD i tha gjykatës administrative se ministria e financave nuk e kishte njoftuar për përfundimin e kontratës, ndaj kishte shfrytëzuar të drejtat ligjore për rinovim automatik të kontratës.

Por përfaqësues të ministrisë së financave, të Aeroportit, të Doganave dhe të kompanisë amerikane ICDF i bënë me dije gjykatës se kompania shqiptare u njoftua qysh në muajin shkurt se po bëhej një garë e hapur dhe se oferta e saj nuk ishte e suksesshme.

Pas këtij njoftimi, theksuan avokatët e palës së paditur dhe ata të palëve të interesuara, kompania shqiptare ADFD nuk informoi, sipas detyrimit ligjor, ministrinë e financave se kontrata e saj me TIA po përfundonte, se nuk kishte negociata dypalëshe dhe se në garën e hapur oferta e saj nuk ishte fituese.

Avokatët e palës së paditur pohuan se, duke e lënë ministrinë të painformuar dhe duke shkelur mirëbesimin e saj të parashikuar në ligj, ADFD vazhdoi me procedurat e përtëritjes automatike të kontratës.

Ndërkohë TIA shpalli fituese të garës kompaninë amerikane ICDF, por kompania shqiptare nuk liroi mjediset e zonës së shitoreve duty free të aeroportit, edhe pse mbeti pa licencë për veprimtari tregtare dhe pa kontratë qeraje me TIA.

Mjediset mbahen ende prej një mase sigurim padije që kompania shqiptare mori nga Gjykata e Tiranës, por avokatët e palës së paditur cituan sot një vendim unifikues të Gjykatës së Lartë, sipas të cilit, sigurimi i padisë është një masë e përkohshme dhe nuk nënkupton vazhdimin e veprimtarisë tregtare sipas kontratës së mëparshme.

Ata cituan gjithashtu edhe faktin se ndërkohë Kodi i ri Doganor nuk parashikon më asnjë rinovim automatik të kontratave dhe licencave për kompanitë, aq më pak kur ato nuk kanë më as kontrata qeraje e as marrëveshje në gara të hapura.

Drejtuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Enio Jaço, tha se si ICDF ashtu edhe disa kompani të tjera amerikane hasin pengesa të shumta për të vendsur dhe zgjeruar veprimtarinë e tyre në Shqipëri, kryesisht prej moszbatimit të ligjeve dhe shkeljeve të tyre, duke e rënduar klimën e të bërit biznes këtu.

“Shumë njerëz, duke u nisur nga një rast i tillë, por edhe nga klima e përgjithshme, nuk e shohin si klimë të mirë. Shumë investitorë të huaj mendojnë që është vështirë të bësh biznes në Shqipëri. Ky është një rast që ka marrë një kohë shumë të gjatë. Do presim me vëmendje vendimin e gjykatës në datën 11 shkurt dhe shpresojmë të ketë një vendim pozitiv. Ka edhe firma të tjera amerikane që ndeshin këto lloj problemesh. Faktorët janë të shumtë dhe në përgjithësi klima e biznesit nuk është e favorshme” – tha drejtuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço.

Çështja tërhoqi vëmendjen e mediave, duke qenë se ADFD-ja është në zotërim të Elona Çaushit, bashkëshortes së gjyqtarit Gjin Gjoni, një emër i përfolur i sistemit të drejtësisë shqiptare.

Seanca e sotme, ku gjykata administrative dëgjoi interpretimet e palëve, u ndoq nga një numër i konsiderueshëm diplomatësh dhe këshilltarësh amerikanë, prej Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe mediave vendase.

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim njoftoi dërgimin e tre përfaqësuesve diplomatikë të ambasadës për të ndjekur nga afër seancën gjyqësore. Ambasadorja Kim i tha “Zërit të Amerikës” që “Nëse Shqipëria dëshiron mundësi më të mëdha ekonomike dhe që të tërheqë më shumë investues të huaj, ajo duhet të demonstrojë se cilido luan sipas të njëjtave rregulla transparente dhe se ato rregulla zbatohen në mënyrë të barabartë dhe të drejtë ndaj çdo personi, çdo institucioni dhe çdo biznesi”.

Ajo nënvizoi se forcimi i lidhjeve të biznesit midis SHBA dhe Shqipërisë është një prej tri përparësive të saj si ambasadore e SHBA në Shqipëri.

Ambasadorja Kim theksoi se çështja gjyqësore lidhur me administrimin e e zonës së dyqaneve “duty free” në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, e cila po mban pezull fillimin e aktivitetit të kompanisë amerikane International Cruise Duty Free, ICDF, e shpallur fituese e garës së hapur nga aeroporti “është një lakmus për mjedisin e biznesit dhe aftësinë e Shqipërisë për të tërhequr dhe mbrojtur investimet e huaja direkte”. /VOA



Ju sugjerojmë

Sarandë, policia: Janë plagosur 2 të rinj/ Do dërgohen drejt Spitalit të Traumës
Aktualitet

Sarandë, policia: Janë plagosur 2 të rinj/ Do dërgohen drejt Spitalit të Traumës

17 Korrik, 2025 4:21 pm
Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e Ukrainës
Bota

Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e Ukrainës

17 Korrik, 2025 4:09 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagosen 2 persona pranë stadiumit të qytetit

17 Korrik, 2025 4:03 pm
“Udhëtim në rivieren, historinë dhe…”/Blick zbulon Shqipërinë turistike
Aktualitet

“Udhëtim në rivieren, historinë dhe…”/Blick zbulon Shqipërinë turistike

17 Korrik, 2025 3:53 pm
Flakët vijojnë të përhapen/ Del jashtë kontrolli zjarri në Drenovë të Mallakastrës
Aktualitet

Flakët vijojnë të përhapen/ Del jashtë kontrolli zjarri në Drenovë të Mallakastrës

17 Korrik, 2025 3:40 pm
Tentoi t’i jepte fund jetës/ Gjendet arma që u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

Tentoi t’i jepte fund jetës/ Gjendet arma që u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë

17 Korrik, 2025 3:15 pm
Hyri i maskuar e theu xhamin e derës së dyqanit për të vjedhur/ Pranga 36 vjeçarit
Aktualitet

Hyri i maskuar e theu xhamin e derës së dyqanit për të vjedhur/ Pranga 36 vjeçarit

17 Korrik, 2025 3:01 pm
BE plotëson kërkesën e Ramës/42.6 mld € për Shqipërinë dhe shtetet e tjera kandidate
Aktualitet

BE plotëson kërkesën e Ramës/42.6 mld € për Shqipërinë dhe shtetet e tjera kandidate

17 Korrik, 2025 2:52 pm
“Nuk jam zyrtar i lartë”, Apeli i GJKKO-së vendos për Alqi Bllakon më 23 korrik
Aktualitet

“Nuk jam zyrtar i lartë”, Apeli i GJKKO-së vendos për Alqi Bllakon më 23 korrik

17 Korrik, 2025 2:23 pm
Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
Aktualitet

Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve

17 Korrik, 2025 2:11 pm
Para
Mot i keq në Evropën Qendrore dhe Lindore, raportohen viktima

Mot i keq në Evropën Qendrore dhe Lindore, raportohen viktima

Habit Veseli, pasi del në opozitë kërkon të mos hiqet tarifa ndaj Serbisë

Habit Veseli, pasi del në opozitë kërkon të mos hiqet tarifa ndaj Serbisë

Vdekja e mjekut që paralajmëroi koronavirusin, mediat kineze “e ngjallin”

Vdekja e mjekut që paralajmëroi koronavirusin, mediat kineze "e ngjallin"
















TE FUNDIT

Sarandë, policia: Janë plagosur 2 të rinj/ Do dërgohen drejt Spitalit të Traumës

Sarandë, policia: Janë plagosur 2 të rinj/ Do dërgohen drejt Spitalit të Traumës
17 Korrik, 2025

Policia e Sarandës ka dhënë detaje rreth ngjarjes së ndodhur pak momente më parë në stadiumin e qytetit ku mbetën...

Lexo më shumë

Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e Ukrainës

Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e Ukrainës
17 Korrik, 2025

Kuvendi i Ukrainës e ka emëruar Yulia Svyrydenkon kryeministre të vendit, në kuadër të riformatimit më të më madh të...

Lexo më shumë

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagosen 2 persona pranë stadiumit të qytetit

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
17 Korrik, 2025

Raportohen të shtëna me armë zjarri në lagjen nr 4 të qytetit të Sarandës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pranë...

Lexo më shumë

“Udhëtim në rivieren, historinë dhe…”/Blick zbulon Shqipërinë turistike

“Udhëtim në rivieren, historinë dhe…”/Blick zbulon Shqipërinë turistike
17 Korrik, 2025

“Shqipëria ka përjetuar një bum vizitorësh vitet e fundit, kjo edhe falë çmimeve të favorshme. Plazhet, një diversitet i madh...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com