Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komiteti Shqipëri-Azerbajxhan, Balluku: Koha për linjë direkte fluturimi mes dy vendeve

2023/05/04 at 3:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Komiteti Shqipëri-Azerbajxhan, Balluku: Koha për linjë direkte fluturimi mes dy vendeve

Komiteti i Përbashkët mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit u mblodh ditën e sotme në Tiranë, ku u diskutua mbi zhvillimet ekonomike, teknologjike dhe ato industriale.

Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se bashkëpunimet mes dy vendeve janë të hershme, sidomos në çështjet energjetike.

Balluku tha se janë duke u diskutuar gjatë të gjitha mënyrat sesi mund të bashkëpunojmë me Azerbajxhanin në fushën e agrikulturës, të edukimit dhe të kulturës.

Një tjetër temë, e cila u diskutua ishte ajo për aviacioni civil. Sipas ministres së Infrastrukturës, ka ardhur koha që Shqipëria dhe Azerbajxhani të kenë linja direkte fluturimi, pasi kjo është kërkesë e përbashkët e dy qeverive.

“Pata kënaqësinë sot të kem në Tiranë Komitetin e përbashkët midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, përsa i përket zhvillimeve ekonomike, teknologjike dhe atyre industriale. Me ministrin e Energjisë së Republikës së Azerbajxhanit ne kemi një bashkëpunim të hershëm përsa i përket të gjitha çështjeve energjetike dhe mbështetjeve që ne marrim nga qeveria e Azerbajxhanit, por sot biseda qe mjaft konstruktive dhe Komiteti i krijuar dy palësh arriti në disa konkluzione që më pas u firmosën në një protokoll midis dy grupeve.

Duhet thënë që patjetër fusha energjetike është ajo që ka interesin më të madh midis dy palëve, duke patur parasysh projektet e rëndësishme që kemi si gazifikimi i Korçës apo ekspansioni i konsorciumit TAP, gazi i lëngshëm në portin e triportit të Vlorës dhe shumë projekte të tjera të rëndësishëm që ne prej kohësh i kemi komunikuar me publikun.

Por, nga ana tjetër edhe në fushën e agrikulturës, por edhe në fushën e edukimit dhe të kulturës u diskutuan gjatë të gjitha mënyrat sesi mund të bashkëpunojmë nga shkëmbimi i eksperiencave dhe deri tek mbështetja e ndërsjellët midis dy vendeve.

Ndërkohë duhet pasur parasysh që një tjetër fushë interesi midis dy vendeve tona është ajo e transportit, duke vënë një fokus kryesor në transportin e aviacionit civil. Pra, aviacioni civil ishte nga çështjet që diskutuam sot pasi një linjë direkte midis dy vendeve tona, midis dy kryeqyteteve Baku dhe Tiranës është një kërkesë e të dyja qeverive”, tha Balluku./Opinion.al

Etiketa: Azerbajxhanbelinda ballukukomitet

Ju sugjerojmë

Berisha mesazh para protestës: Sot dita e ngadhënjimit mbi të keqen
Kryesore

Berisha mesazh para protestës: Sot dita e ngadhënjimit mbi të keqen

24 Janar, 2026 1:26 pm
Skema për t’u dhënë fëmijëve nënshtetësi amerikane, Ambasada e SHBA: E papranueshme
Aktualitet

Protesta e PD/ Ambasada e SHBA-qytetarëve amerikanë: Shmangni zonat e demonstratës

24 Janar, 2026 1:25 pm
Vdekja e vajzës së lojtarit, shtyhet ndeshja Tirana–Flamurtari
Sport

Vdekja e vajzës së lojtarit, shtyhet ndeshja Tirana–Flamurtari

24 Janar, 2026 1:13 pm
Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 viktima dhe 10 të plagosur
Bota

Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 viktima dhe 10 të plagosur

24 Janar, 2026 12:50 pm
Moti i keq, ndalohet lëvizja e mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Portin e Vlorës
Aktualitet

Moti i keq, ndalohet lëvizja e mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Portin e Vlorës

24 Janar, 2026 12:25 pm
Kërcënonte me vdekje gruan, arrestohet 53-vjeçari në Memaliaj
Kronikë

Kërcënonte me vdekje gruan, arrestohet 53-vjeçari në Memaliaj

24 Janar, 2026 12:24 pm
Trafik droge, GJKKO lë në burg djalin e ish-deputetit të PS dhe 7 të tjerë
Kronikë

Trafik droge, GJKKO lë në burg djalin e ish-deputetit të PS dhe 7 të tjerë

24 Janar, 2026 12:23 pm
Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA për paqe
Bota

Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA për paqe

24 Janar, 2026 10:59 am
A do të sjellin bisedimet Ukrainë Rusi fundin e luftës?
Bota

A do të sjellin bisedimet Ukrainë Rusi fundin e luftës?

24 Janar, 2026 9:56 am
Protesta e PD/ Policia plan masash, rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD/ Policia plan masash, rrugët që do të bllokohen

24 Janar, 2026 9:53 am
Para
Bejko: Më zuri gjuha lesh duke u thënë të rinjve angazhohuni

Bejko: Më zuri gjuha lesh duke u thënë të rinjve angazhohuni

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve

Homoseksualiteti konsiderohej vepër penale, Arabia Saudite mirëpret vizitorët LGBTQ

Homoseksualiteti konsiderohej vepër penale, Arabia Saudite mirëpret vizitorët LGBTQ

TE FUNDIT

Berisha mesazh para protestës: Sot dita e ngadhënjimit mbi të keqen

Berisha mesazh para protestës: Sot dita e ngadhënjimit mbi të keqen
24 Janar, 2026

Kur na ndajnë edhe pak orë nga protesta e paralajmëruar e opozitës para kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha...

Lexo më shumë

Protesta e PD/ Ambasada e SHBA-qytetarëve amerikanë: Shmangni zonat e demonstratës

Skema për t’u dhënë fëmijëve nënshtetësi amerikane, Ambasada e SHBA: E papranueshme
24 Janar, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët për protestën e sotme të opozitës. Në njoftimin e publikuara në faqen zyrtare...

Lexo më shumë

Vdekja e vajzës së lojtarit, shtyhet ndeshja Tirana–Flamurtari

Vdekja e vajzës së lojtarit, shtyhet ndeshja Tirana–Flamurtari
24 Janar, 2026

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për lojtarin e KF Tiranës, Freddy Alvarez, dhe familjen e tij,...

Lexo më shumë

Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 viktima dhe 10 të plagosur

Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 viktima dhe 10 të plagosur
24 Janar, 2026

Një shpërthim në një fabrikë të paligjshme prodhimi kokaine në jugperëndim të Kolumbisë, pranë kufirit me Ekuadorin, ka lënë të vdekur nëntë persona dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com