Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komiteti Olimpik i Kosovës reagon për mesazhin provokues të tenistit

2023/05/30 at 2:04 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Komiteti Olimpik i Kosovës reagon për mesazhin provokues të tenistit

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka dërguar sot ankesë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, në lidhje me mesazhin provokues dhe politik të tenistit serb, Novak Djokoviç.

Djokoviç, vazhdoi dhe dje me provokimet e tij politike, duke shkruar mesazhe me propagandë pro-serbe ”Kosova është zemra e Serbisë, ndaleni dhunën”.

KOK ka kërkuar sot nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON/IOC), që të marrë masa ndaj Djokoviçit për mesazhet e vazhduara politike në dëm të një vendi të pavarur dhe anëtar i IOC-ut, siç është Kosova.

“Gjokoviç promovoi sërish propagandën e nacionalistëve serbë dhe përdori platformën sportive për ta bërë këtë. Po ashtu, deklaratat e mëtejshme të bëra nga një personazh i tillë publik pa asnjë ndjenjë pendimi, rezultojnë drejtpërdrejt në ngritjen e nivelit të tensionit dhe dhunës mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në fillim të reagimit.

Madje, KOK një kopje të reagimit ia ka dërguar edhe Fedearatës Ndërkombëtare të Tenisit.

”Si presidenti i KOK-ut, e ndjej për obligim të ngris shqetësimet e mia dhe ju kërkoj që të reagoni në emër të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, pasi këto mesazhe dhe veprime janë të rrezikshme për të ardhmen e sportit, nëse mbesin pa u ndëshkuar. Sipas Kartës Olimpike (parimi themelor 5), siç u përmend më lart, organizatat sportive në kuadër të lëvizjes olimpike do të zbatojnë neutralitetin politik dhe duke pasur parasysh se ITF është Federatë Ndërkombëtare e njohur nga IOC, unë me respekt kërkoj që IOC të reagojë në kuadër të saj dhe t’i kërkojë ITF-së të hetoj çështjen duke hapur procedurë disiplinore kundër sportistit”, thuhet më tej në reagimin e dërguar nga presidenti Krasniqi, për presidentin e IOC-ut, Thomas Bach.

”I nderuari president, ajo që ndodhi në ‘French Open’, përceptohet si shkelje e parimeve sportive dhe e shpirtit olimpik, si një shkelje e Kartës Olimpike. Pavarësisht se Djokoviç është një nga tenistët më të mirë, një sjellje e tillë e përsëritur nuk mund të tolerohet, pasi krijon një precedent të rrezikshëm që sporti mund të përdoret si një platformë për mesazhe politike, agjenda dhe propagandë. Unë me të vërtetë shpresoj që IOC të ngrit zërin në emër të sportit dhe të tregoj edhe një herë, siç e keni treguar gjithmonë, se sporti nuk mund të përdoret për mesazhe dhe agjenda politike dhe ju falënderoj paraprakisht për vëmendjen që do të rezervoni për këtë çështje”, shkruan në fund të reagimit të të parit të KOK-ut.

Mesazhi i djeshëm i Djokovoçit, nuk ishte i pari, pasi i njëjti kishte bërë deklarata të tilla politike në ngjarje të ndryshme të tenisit./klankosova

Etiketa: KOKkosoveNovak Djokoviçtensione

Ju sugjerojmë

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi
Bota

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi

10 Janar, 2026 9:10 pm
Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
Kronikë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

10 Janar, 2026 5:17 pm
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
Aktualitet

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

10 Janar, 2026 4:09 pm
Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
Aktualitet

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

10 Janar, 2026 3:27 pm
PD përcakton datën për protestën e radhës
Aktualitet

PD përcakton datën për protestën e radhës

10 Janar, 2026 2:45 pm
Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz
Kronikë

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz

10 Janar, 2026 11:59 am
Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit
Kronikë

Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit

10 Janar, 2026 11:46 am
Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore
Aktualitet

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

10 Janar, 2026 9:14 am
Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Bota

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

9 Janar, 2026 10:36 pm
Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
Bota

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

9 Janar, 2026 9:22 pm
Para
Tensionet në veri të Kosovës, sulmohen grupet e xhirimit të mediave shqiptare

Tensionet në veri të Kosovës, sulmohen grupet e xhirimit të mediave shqiptare

Vrau pronarin e lokalit se nuk i dha raki, dënohet me 33 vjet burg Sofokli Shani

Vrau pronarin e lokalit se nuk i dha raki, dënohet me 33 vjet burg Sofokli Shani

Britani/ 80 shqiptarë të dënuar me 130 vite burg, vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2023

Britani/ 80 shqiptarë të dënuar me 130 vite burg, vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2023

TE FUNDIT

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi
10 Janar, 2026

Reza Pahlavi, djali i shahut të fundit të Iranit, ka bërë thirrje për veprime më masive gjatë fundjavës pas gati...

Lexo më shumë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
10 Janar, 2026

Zyrtarja e Ministrisë së Brendshme, Alma Bine ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe ka shkuar të djegë makinën e...

Lexo më shumë

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
10 Janar, 2026

Në një komunikim me gazetarët, pas mbledhjes së kreyesisë, kreu i PD Sali Berisha u pyet lidhur me protestën e...

Lexo më shumë

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
10 Janar, 2026

Kreu i PD Sali Berisha, në mbledhjen e kryesisë së kësaj force politike u ndal në situatën e krijuar nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com