Deputeti, Gazment Bardhi, pas përfundimit të mbledhjes së mbajtur midis deputetëve të opozitës, ka zbardhur propozimet për përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Bardhi theksoi se sot grupi parlamentar ka autorizuar kryetarin e grupit që të propozojë projekt-vendimin për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përbërjen e këtij komisioni.
Bardhi tha se bashkëkryetar është caktuar z Oerd Bylykbashi.
“Jemi ndalur në agjendën parlamentare të javës që vjen ku në fokus ka qenë reforma zgjedhore. Sot, grupi parlamentar ka autorizuar kryetarin e grupit që të propozojë projektvendimin për ngrijten e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përbërjen e këtij komisioni. Bashkëkryetar është çaktuar z Oerd Bylykbashi ndërsa anëtarë propozohen deputetët: Dhurata Çupi, Dash Sula, Ervin Salianji, Tomorr Alizoti, Lindita Metaliaj; Aleatët: Shpetim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili.
Brenda kësaj jave del raporti për zgjedhjet vendore dhe pjesë e punës së këtij komisioni do të duhet të bëhen rekomandimet dhe së dyti në gjykimin tonë komisioni do të duhet të asistohet nga ekspertët e ODIHR. Për ne është e papranueshme që në dy vite komisioni i Reformës zgjedhore nuhk ka prodhuar asnjë rezultat”-tha Bardhi.