Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur javën me entuziazmin e ndjesinë e Shqipërisë Turistike.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri Rama shkruan se me të njëjtën energji, Shqipëria i jep mirëseardhjen delegacioneve të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit.
Për këtë të fundit, Rama thotë se do e kthejë Tiranën në një pol dinamik të eventeve dhe që ngre në një tjetër nivel promovimin e Shqipërisë.
“Mirëmëngjes, dhe me entuziazmin e ndjesinë e Shqipërisë Turistike ku me të njëjtën energji i japim mirëseardhjen delegacioneve të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit që do ta kthejë Tiranën në një pol dinamik të eventeve dhe ngre në një tjetër nivel promovimin e Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama./Opinion.al