Projektligji për kanabisin është miratuar nen për nen sot në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë (përgjegjës) projektligji për kanabisin.
Deputetët socialistë rrëzuan propozimin e Erion Braçes në komisionin e Ekonomisë që të përcaktohet hapësira që do të shfrytëzohet për kanabisin industrial.
Kjo, pasi morën shpjegimin e përfaqësuesit të Ministrisë së Bujqësisë i cili tha se: “Mendoj që nuk duhet të përcaktohet te ligji. Projektligji parashikon që është këshilli i ministrave i autorizuar për kufizimin e zonave kadastrale ku do të lejohet kultivimi.”
Ndërkohë u pranuan disa ndryshime të propozuara nga deputeti i PS Ilir Metaj, si ai për të shtuar një nen për procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës”.
Me qëllim që te agjencia të punësohen vetëm personat që kalojnë procesin e verifikimit, përmes një procesi që lidhet me kriterin e integritetit moral e specifika të tjera si dhe propozimi që “për t’u pajisur me licenc딑 subjekti i interesuar paguan në momentin e paraqitjes së kërkesës një vlerë 100 mijë lek të reja, e pakthyeshme.