Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Nick Abbot kanë marré pjesë ditën e sotme në takimin e Komisionit të Përbashkët Mbikëqyrës.
“I urova mirëseardhjen ambasadorit të ri të Britanisë së Madhe, Nick Abbot, në takimin e Komisionit të Përbashkët Mbikëqyrës.
Bashkëpunimi ynë mbetet i fuqishëm në fushat me interes të përbashkët si transferimi i të dënuarve, investimet në sistemin penitenciar dhe rritjen e kapaciteteve të burimeve tona njerëzore.
Të angazhuar maksimalisht për reforma të qëndrueshme në drejtësi dhe sistemin penitenciar!”, shkruan Manja.