Komisioni i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi 4 deputetë demokratë.
Bëhet fjalë për Flamur Nokën, Gazment Bardhin, Bledjon Nallbatin dhe Flamur Hoxhën.
Ndërkohë nuk janë përjashtuar Sorina Koti dhe Albana Vokshi.
Ky vendim erdhi pas kaosit dhe flakadanëve të hedhur në seancën plenare të së hënës, njeri prej të cilëve mori flakë dhe si pasojë u desh ndërhyrja e Gardës për të shuar zjarrin.
Kujtojmë se më herët, Partia Socialiste kërkoi masë disiplinore për 6 deputetë të opozitës. Deputetët për të cilët u kërkua marrja e masës disiplinore ishin: Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledjon Nallbati, Sorina Koti, Albana Vokshi dhe Flamur Hoxha.