Biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhet ditën e sotme në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për të dhënë dëshminë e tij para anëtarëve të komisionit në lidhje me koncesionin e sterilizimit.
Rrapaj është pyetur nga deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi nëse do e fitonte koncesionin e sterilizimit edhe nëse Beqaj s’do ishte ministër i Shëndetësisë asaj kohe.
Biznesmeni u shpreh që do e fitonte, pasi është një bashkim opetarorësh.
Petro Koçi: Nëse Ilir Beqaj s’do ishte ministër dhe Klodian Rrjepaj zv.ministër, ju do kishit shanse për të fituar këtë koncesion si bashkëpunim operatorësh?
Ilir Rrapaj: 100% plus TVSH. Kompania ka në zemrën e saj një lider ndërkombëtar. Më zgjodhi mua për të qenë pjesë e kësaj historie me 5 yje. Ju e quajtët 5M unë e quaj me 5 Yje. Mendoj që po, absolutisht po.
Petro Koçi: Ju thatë që keni qenë për një kohë të gjatë në Itali. Po të mos ishit një person me lidhje të garantuara qoftë brenda kategorisë së bizneseve, por edhe me autoritete vendore të Umbrias. Po të mos ishit ju një njeri i tillë me këto status dhe njohje, a do mundte Beqaj të futej në lidhej me autoritetet vendore të Umbrias, apo jo?
Ilir Rrapaj: Nuk mund ta parashikoj, nuk mundem dot të jap një përgjigje konkrete.