Një ditë pasi Komisioni Europian publikoi Progres Raportin 2025 për Shqipërinë, Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos ftoi Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në një takim virtual mbi gjetjet dhe pritshmëritë e këtij raporti.
Në takimin online, Komisionerja Kos theksoi se “kur flitet për procesin e integrimit nuk ka dyshim që Shqipëria është në rrugën e duhur“.
Ministrja Spiropali theksoi se “vizioni ynë për anëtarësimin në BE vetëm përforcohet nga gjetjet realiste dhe të balancuara të raportit, njohja e angazhimit tonë të fortë politik, ritmi dhe madhësia e reformave.”
Spiropali shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për përkushtimin e Komisioneres Kos ndaj agjendës së zgjerimit, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me Komisionin.

















